Henze replikë ambasadës së SHBA: Një parti e korruptuar që vodhi zgjedhjet është në Qeveri…
Këshilltari ekonomik pranë CDU-së, parti qeverisëse në Gjermani, Martin Henze, i është përgjigjur një statusi në Twitter të Ambasadës Amerikane në Tiranë, ku thotë se Reforma në Drejtësi nuk ka sjellë gjë tjetër, veç se mosfunksionim të ligjit. Nga ana tjetër, Henze thekson se vendin e qeveris një parti e korruptuar që manipuloi zgjedhjet e fundit.
“Ambasadore, bëhet fjalë për lirinë, drejtësinë dhe orientimin pro-perëndimor. Problemi është se rezultatet e Reformës në Drejtësi kanë sjellë vetëm mosfunksionimin e sundimit të ligjit dhe të ndarjes së pushteteve. Dhe vendin e qeveris një parti e korruptuar që manipuloi zgjedhjet e fundit”,- shkruan Martin Henze në Twitter.
1.Ambassador, in fact,it is about freedom and justice and pro-Western orientation. The problem with judicial reform is that the results are such that the rule of law, separation of powers, is dysfunctional, and a corrupt party government that rigged the last election is in power
— Martin Henze (@GSKStrategy) April 30, 2020