Hija e emigranteve, të përjashtuar nga votimi dhe përfaqesimi, do t’ ju ndjek!

Nga Alban Daci –

Këto zgjedhje po mbarojnë, por vazhdoj të vë re të njëjtat problematika me shumicën e kandidatëve për deputet:
1. Politika është mbretëresha e shkencave e kërkon nivel të lartë profesionalizmi. Ndërsa shumica vazhdojnë me amatorizëm!
2. Politika bëhet përmes komunikimit dhe komunikimi cilësor garanton konsensus të garantuar për fitoren. Shumica e kandidatëve kanë mangësi të mëdha komunikuese e po ashtu nuk pranojnë figura profesionale të specializuar në komunikim dhe në marrëdhënie me publikun për t’i këshilluar dhe për tu administruar fushatën
3. Shumica e kandidatëve nuk njohin as forcën e as pasojat e keqmenaxhimit të mjeteve të propagandës ose të komunikimit duke përfshirë edhe fb. Edhe në këto zgjedhje kemi parë shumë amatorizëm e pak profesionalizëm
4. Shumë kandidat për deputet në këto zgjedhje shfaqin doza të larta inferioriteti, shumë pak karizëm, pak profesionalizëm e po ashtu shumë servilizëm përballë Kryetarit
5. Shumë kandidat në këto zgjedhje, jo vetëm nuk e meritojnë të jenë në Parlament, por me siguri nuk e meritonin as të garonin
6. Legjislatura e ardhshme nuk do të ketë ndonjë shkëlqim të madh në krahasim me këtë skandalozen që po mbyllim
7. Tetantivat per prurje të reja e sidomos për të ardhurit nga jashtë është një dështim i madh e po ashtu një gënjeshtër e madhe për të gjitha subjektet politike
8. Përjashtimi i vërtetë i Diasporës nga kandidimi dhe përfaqësimi i mundshëm në Parlament dëshmon qartë inferioritetin që ka klasa politike përballë tyre
9. Politika vazhdon të ketë një qasje armiqësore dhe inferioritet përballë elitave intelektuale e akademike të vendi, që vazhdojnë të përjashtohen padrejtësisht nga jeta e politikës aktive dhe nga nevoja apo dëshira për të përfaqësuar.

Alban Daci

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?