Hila-Flor Mumajesit: Shko në Serbi dhe tregohu trim

 

Ka shkaktuar shumë reagime në rrjetet sociale një shpërthim në skenën e Kombëtares nga këngëtari Flori Mumajesi.

“Serbi, Serbi, të q… motrën”, nisi të thërrasë Mumajesi.

Por analisti Dritan Hila mendon se Mumajesi nuk duhet të përdhosë një tribunë kombëtare.

“Ne koncertin e mireseardhjes se kombetares, nje tip qe i thote vetes kengetar dhe i kendon me te njejtin avaz dashnorit, dashnores dhe flamurit, kishte share nga motra serbet, duke infektuar edhe turmen. Une besoj thellesisht se shumica dermuese e jona nuk jemi kaq vulgare. Ky rrugaç, nuk ka asnje te drejte te perdhose me fjalor banal nje feste nga nje shesh dhe tribune kombetare. Ky ne qofte trim, le te shkoje ne Serbi dhe ta tregoje trimerine,” shkruan Hila në FB.

SHKARKO APP