Hillary Clinton, vajza e Yale që nuk e njeh fjalën dorëzim
Është ngritur gjithnjë, pavarësisht gabimeve, poshtërimeve dhe humbjeve
Për të kuptuar me të vërtetë Hillary Clinton-in shkoni në Muzeun e Little Rock.
Kryeqyteti i Arkansasit ku akoma hahet byrek, dhe një proverb thotë: “Faleminderit Zot për Misisipin”.
Në muze ruajnë fustanin që kishte veshur në inaugurimin e bashkëshortit të saj si guvernator në vitin 1979, si dhe syzet e mëdha.
Kjo është Hillary, kjo do të jetë Hillary presidente nëse fiton në nëntor, pavarësisht sondazheve që e nxjerrin humbëse 53 me 47% sipas ekspertëve ndaj Donald Trump.
Ishte Hillary që e mbrojti bashkëshortin Bill nga akuzat e tradhëtisë në vitet ’92.
E tradhëtuar në publik, e poshtëruar nga të tjerë, dhe tani shumë do të kishin dështuar. Por jo Hillary. Çfarëdo të ndodhë në zemrën e saj, askush se di, përveç disa miqve të ngushtë, që Hillary nuk e jep veten.
Grinta e palëkundur e Hillary-t për të luftuar, vullneti për të rënë në tapet e më pas për t’u çuar dhe për t’u rikthyer me një buzëqeshje në fytyrë e bëjnë atë të pamposhtur.
U mposht nga Obama në vitin 2008, u bë Sekretare Shteti, u mor 11 orë në pyetje nga Komisioni i Republikanëve për masakrën në Bengazi, dhe me një buzëqeshje të ftohtë, nuk gaboi qoftë edhe një pyetje.
Në konventën Republikane, Trump mblodhi veteranët e Bengazit kundër Hillary-t duke i dhënë asaj karakteristikat e një xhelati. Reagimi ishte i ftohtë, efikas.
Hillary nuk ngjall kurrë mistikën e entuziazmit që deri dje Obama sillte për publikun.
Madje New York Times, e përshkruan presidencën si “faza e transformimit, ndoshta edhe në një mrekulli”.
Askush nuk pret që Hillary të ecë në ujërat hieratikë si Obama apo të shumojë ushqimin dhe peshqit siç kishte në plan programi ekonomik Sanderist.
Por Hillary Clinton nuk do të bëjë kurrë që ultimatum i saj të jetë i pafuqishëm sikurse ai i Obamës në Siri.
Kurrë nuk do të tërhiqet nga negociatat pa lavdinë e kërkuar. Amerika 2016 kërkon të ndryshojnë./La Stampa/TO