Hipokondriaku politik
Nga Kastriot Islami –
Kurba e përhapjes së virusit për Shqipërinë duket e cuditshme për shumë vëzhgues të huaj…por për ne shqiptarët është e qartë përse është e tillë dhe nuk përbën asnjë cudi…! Ndonëse ekspertët e epidemiologjisë apo të statistikave deklarojnë se për këtë virus kurba e numrit ditor të të infektuarëve nga virusi ndodhet brënda një “këmbane” që quhet “këmbana e Gausit” apo “këmbana” e një shpëndarjeje normale…, zorr se mund të gjëndet ndonjë ekspert që të provojë se kurba shqiptare i bindet një shpërndarjeje normale..!
Tri hipoteza shtrohen në këtë rast:
- kjo s’është kurba e përhapjes së virusit por kurba e halucinacioneve të një hipokondriaku, “menaxherit” të krizës;
- për qëllime të ndryshme politike të dhënat për ndërtimin e kësaj kurbe janë manipuluar;
- virusi që qarkullon në Shqipërië nuk është virus natyral prandaj sjellja e tij nuk i bindet ligjit të shpërndarjes normale, pra kurba e përhapjes së tij nuk mund të futet poshtë “këmbanës së Gausit”.
Hipokondriaku është sëmundje që lidhet me frikën ekstreme që ndjen një person gjatë të gjithë kohës dhe cdo shenjë e vogël apo simptomë e parëndësishme i krijon tmerrin e një sëmundjeje vdekjeprurëse. Hipokondriakun gjatë të gjithë kohës e shoqërojnë halucinacione që e destabilizojnë sepse në cdo moment përjeton frikën e sëmundjeve vdekjeprurëse…
“Menaxheri” i krizës sonë sanitare duket se është Hipokondriak… Nuk ka asnjë cudi që të jetë edhe Hipokondriak politik, që përjeton destabilitet ekstrem nga humbja e pushtetit…
Në këto rrethana fiton terren hipoteza e parë…
Thënë ndryshe, me shumë gjasa, kurba e përhapjes së virusit SARS-COV2 është kurba e halucinacioneve të një hipokondriaku…E gjithë periudha e pandemisë por vecanërisht ditët e fundit e përfocojnë këtë hipotezë…
Ditët e fundit ka dalë në plan të parë cështja e Teatrit Kombëtar…
Drejtuesit e opozitës kanë deklaruar se “nëse shëmbet teatri atëhere zjarri do të djegë edhe Surrelin…”
Kjo deklaratë ka shërbyer për ti futur tmerrin Hipokondrikut duke e destabilizuar në ekstrem……
Prandaj janë rritur halucinacionet gjatë netëve të fundit… halucinacione që reflektohen qartas në kurbën e epidemisë së COVID-19. Në kurbën që tregonte se epidemia si kudo në botë po shuhej, vihen re crregullimet ekstreme, sepse nga qytetet kryesore të Shqipërisë, Tiranë e Durrës, ku revolta qytetare është ekstreme, hipokondriaku ka përjetuar halucinacione të fuqishme…
Nuk ka asnjë “argument” tjetër që të shpjegojë shifrat e të larta të të infektuarëve prej 18 qytetarësh në Tiranë e Durrës… gjatë këtyre ditëve kur epidemia dukej drejt mbylljes…apo largimi nga detyra i drejtuesit të policisë së Tiranës apo kërcënimet absurde të e rilindasëve për shëmbjen e teatrit!
Këto fakte provojnë katërcipësisht hiptezën e kurbës së një hipokondriaku!