Historia e një djali të verbër që po i hap sytë Shqipërisë

Nga Kreshnik Spahiu

H.G. Wells shkruante dikur se: “Shikimi fizik nuk garanton kuptimin e botës. Në vendin e të verbërve, i vetmi që sheh është ai që nuk mbështetet te sytë”. Stenaldo është një djalë që ka humbur shikimin, por e kupton botën më mirë se ata me dy sy. Ai lindi në errësirën e vitit 1997, mes plumbash dhe bandash, mes grabitjesh dhe pengmarrjesh, mes kaosit dhe anarkisë. Një muaj më pas i vranë babanë, ashtu siç mbetën jetimë mijëra shqiptarë.

Por fatkeqësitë në familjen e tyre sapo kishin filluar. Gjashtë muaj më pas, një infeksion në retinën e syve ia mori shikimin përgjithmonë Stenaldos. Mamaja e tij, Flutura, u largua nga Lushnja dhe në xhunglën e kryeqytetit iu desh të ishte nënë dhe baba për të rritur një djalë jetim. Një grua e mrekullueshme që u përpoq ta edukojë, ta arsimojë dhe t’i nxisë pasionet për muzikën, sportin dhe çdo gjë që mund të motivonte një fëmijë të verbër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Stenaldon sot e njeh gjithë Shqipëria, jo nga pasuria, por nga mençuria. Stenaldon sot e njeh kushdo, jo nga fatkeqësia, por nga zemërgjerësia. Stenaldon e njeh çdo shqiptar, jo si këngëtar, por si luftëtar. Stenaldo, ndryshe nga djemtë e biznesmenëve apo qeveritarëve, mbaroi universitetin e sakrificave jetësore, ndryshe nga mijëra fëmijë të llastuar. Stenaldo, 29-vjeçar, sot është artist, analist, diplomat, gazetar dhe mbi të gjitha njeri me integritet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kurrë nuk kam parë një njeri si Stenaldo që dhimbjen ta kthejë në forcë, që urrejtjen ta zbusë me dashuri, që fyerjen ta shmangë me etikë. Stenaldo është i vetmi mik që nuk e kam takuar kurrë. E pashë një muaj më parë në një reality show, duke luftuar për të fituar dhe për t’i rikthyer mamasë mundësinë për të mbijetuar.

Stenaldo u detyrua të largohet nga Gjermania për të jetuar në Shqipëri me të jëmën, por atje nuk kanë as shtëpi. Aty brenda, ku është ngujuar, ndryshe nga të tjerët, ai nuk kërkon famën, nuk synon klikimet, por vendosjen e një standardi të ri.

Syzet e Stenaldos janë të zeza, por pas tyre ai sheh një botë plot ngjyra. Kurrë s’kam parë një të verbër të shohë më qartë se të gjithë ata që e rrethojnë me dy sy. Kurrë s’kam parë një të verbër që t’i tregojë udhën kujtdo që ka dy sy. Kurrë s’kam parë një njeri me kaq fatkeqësi ta shohë të ardhmen plot shpresë. Dje Stenaldo ishte askush, por sot dikush që na motivon. Ai po lufton pa sy, në sytë e miliona shqiptarëve, për të na treguar se Shqipëria ende ka djem patriotë që e duan atdheun, familjen, shoqërinë dhe vlerat e saj.

Sytë e Stenaldos po ndriçojnë errësirën që e rrethon dhe po i skuqin fytyrat e atyre që jeta u dha çdo mundësi, por dy sytë e tyre nuk u kanë mjaftuar. Ndoshta Stenaldo nuk do të fitojë, sepse nuk u ofron turmave një histori erotike me vajza të showbiz-it, por ai na ka dëshmuar një dashuri dhe humanizëm që prej vitesh na ka munguar në mediat shqiptare. Jorge Luis Borges shkroi shumë për verbërinë si formë tjetër të shikimit: “Verbëria nuk është errësirë — është një formë tjetër drite

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?