Historia e një endacaku, që u bë pronar i një zinxhiri picerish në SHBA
Hakkı Akdeniz personi nga Diyarbakeri i cili kaloi vështërsi të shumta pasi shkoi në SHBA ngaqë mbeti pa shtëpi, pa ushqim, pa para dhe qëndroi me ditë të tëra i uritur, më pas është zgjedhur 3 herë kampion i picave. Sot ai numëron 7 piceri dhe një dyqan fast food.
Hakkı Akdeniz e filloi jetën e tij duke kaluar në mënyrë të paligjshme nga Kanadaja në New York. Ai shkroi një histori duke ingjitur shkallët e jetës nga rruga në biznesmen.
Akdeniz tregoi për Anadolu Agency (AA) historinë e tij që fillon nga jetesa në rrugë pas ikjes së tij në SHBA deri tek pronësia e 8 dyqaneve që e çon atë drejt një kampioni picerishë në këtë vend.
Akdenizi nga Silvan i Diyarbakırit në vitin 1997 u nis për në Kanada ku gjatë 4 vitesh qendrim atje punoi si picier pranë vëllait nga nëna e i tIj njerkë. Këtu ai dashurohet me një grua nga Amerika Latine me të cilën lindi një fëmijë. Ai gjeti shancin të shohë fëmijën e tij të cilin nuk e kishte parë prej dhjetë vitesh në kufirin e Kanadasë me SHBA-në pas telave me gjemba.
Me ditë të tëra në pritje të personit që do ta merrte në terminal-
Akdeniz i cili mori një vendim për të shkaur në New York për arsye familjare shpjegon kështu ditët e para të cilat i kaloi jashtë, pa ujë ushqim dhe pa shtëpi: “Një shok i vëllait tim të madh do të më priste në stacionin e autobusit. E prita atë 3 deri në katër dit në atë stacion por nuk erdhi askush. Paratë që kisha në xhep më mbaruan dhe për këtë arsye me ditë të tëra jetova në rrugë pa shtëpi”.
Ai shpjegon se ka kaluar sfida dhe rreziqe të panumërta gjatë kohës kur jetoi në rrugë.
Ndërkohë që flinte e hodhën bashkë me plerat në kamionin e plerave-
Një ditë në prag agimi Akdeniz i shpëtoi për mrekulli vdekjes, bashkë me jetën e tij ai shpëtoi dhe jetën e një shoku të pastrehë me ngjyrë nga Senegali të cilin e njohu për gjatë këtyre ditëve. “Bashkë me shokun tim nga Senegali u futëm për të fjetur në një kosh plerash. Në momentin e fundit arrita të zgjohem dhe të shpëtoj nga shtypja bashkë me plerat në kontenierin e tyre. Po kështu arrita të shpëtoj dhe shokun tim” shprehet ai.
Akdeniz shpjegon se edhe pse dinte spanjisht, gjuhë të cilën e kishte mësuar gjatë qendrimit të tij në Kanada një nga arsyet që u torturua në rrugët e New Yorkut thotë se ishte shkaku që nuk dinte anglisht. “Për shkak se nuk kishim kartë identiteti nuk na pranuan as në qendrat e mbledhjes së të pastrehëve” thotë Akdeniz.
Një grua turke i tregon rrugët-
Akdeniz i cili me sakrifica arrinë të futet ne kampet e të pastrehëve në New York takon aty një grua turke dhe sipas tij ajo ishte shkaku që të hidhte një hap ndryshe në jetën e tij. “Unë i sugjerova asaj të shkonte në Manhatan pranë një perosni nga Sivasi i Turqisë ndërsa ajo më sugjeroi dhe më njohu me një person nga New Jersey si dhe më mundësoi të punoja atje” shton ai.
Pasi shkon në New Jersey Akdeniz punoi në disa resotrante. Në këtë kohë ai krahas punës filloi të merrej edhe me sportin e boksit ku më pas do të bëhej edhe kampion në ligën e amatorëve në SHBA.
Akdeniz pasi theu disa brinjë në ndeshjet boksit Akdeniz u detyrua të lërë këtë sport dhe në vitin 2009 arriti të hapë një piceri me para borxh. Akdeniz shtoi punën e tij në përgatitjen e brumit të picave. Pas pjesëmarrjes së parë në garat e përgatitjeve të brumit të picave Akdeniz doli i 87-ti, por ai nuk heq dorë nga kjo gjë dhe më pas arrin deri aty sa të përfaqësojë SHBA-në në një garë ndërkombëtare të përgatitjes së brumit të picave dhe akrobacinë në këtë lloj. Ai arrin të marrë vendin e parë në një garë të organizuar në Itali ku përfaqësonte SHBA-në. Më pas ai është zgjedhur 3 herë rrjesht kampion në SHBA dhe pas këtyre sukseseve ai arritit të hapë 7 dyqane picerie njëri pas tjetrit.
Akdeniz krahas këtyre merr pjesë në shumë programe për të demostruar akrobacinë e përgatitjes së picave. Madje ai jep edhe mësim për të rinjtë në fushën e përgatitjes së brumit të picave.
Nëse nuk do të jetoja në rrugë mbase nuk do të isha sot këtu-
Një perandor picash i cili vinte nga rrugët e New Yorkut tashmë është në qendrë të vëmëndjes së mediave vendase dhe atyre ndërkombëtare.
“Nëse nuk do të isha i varfër dhe nëse nuk do të jetoja në rrugë mbase nuk do ti shikoja dot këto dittë” thotë Akdeniz dhe shton më tej se ai është shumë i ndjeshëm ndaj atyre që jetojnë në qendrat e mbledhjes së të pastrehëve. “Çdo natë nuk iki në shtëpi pa kaluar nga këto qendra dhe ju dërgoj atyre pica” thotë ai.
Synimi i Akdeniz është tashmë që ti kushtojë më shumë vëmëndje djalit të tij që ka arritur ta gjejë. Ai ka në mendje edhe një thyerje rekordi botërorë duke bërë një picë gjigande e cila do të përbëhet nga 193 pica të vogla.