Hollande në kërkim të partnerëve në luftë kundër IS

 

Gjatë gjithë javës presidenti francez në një maratonë diplomatike nga Uashingtoni në Moskë kërkoi partnerë për të luftuar IS. Suksesi më i madh se pritej, megjithë se koalicioni nuk është i fortë, mendon Bernd Riegert.

Francois Hollande në politikën e brendshme konsiderohej një president i dobët. Sulmet terroriste para dy javësh e kanë katapultuar atë në një rol të ri të padëshiruar. Hollande duhet të prezantohet si një burrë i fortë shteti, që hidhet në luftë për francezët kundër ushtrisë terroriste të IS. Këtë ai ia premtoi vendit edhe në ceremoninë e përmortshme të viktimave të 13 nëntorit. Hollande nuk ka zgjidhje tjetër, jo vetëm francezët e trembur e presin këtë, por edhe kundërshtarët politikë nga e djathta, Nicolas Sarkozy dhe Marine Le Pen janë gati t'i hipin mbi kurriz.

Aleanca e detyruar nga nevoja por merr formë

 

Brenda një jave ai ia ka dalë të krijojë një koalicion të atyre që në të vërtetë nuk duan të hyjnë në koalicion. Nëse ai do të jetë i qëndrueshëm këtë mbetet te presim. Por me vizitat e tij të shpejta në Uashington dhe Moskë si edhe një sërë bisedimesh në Paris, Hollande ka siguruar solidaritetin e botës dhe disa premtime për mbështetje ushtarake.

Britania e Madhe ka gjasa të marrë pjesë në sulmet ajrore në Siri.  Italia ka premtuar më shumë ndihma.- Kancelarja gjermane ka premtuar çdo lloj ndihme duke marrë kështu kthesën drejt një misioni ushtarak gjermane. Në rast nevoje Hollande mund të mbështetet tek miqësia gjermano-franceze.

Pajisur me një mandat të OKB-së që e mbështet me të gjitha hapat e "mundshme", Franca mund të krijojë një aleancë nga nevoja në luftën kundër terroristëve të të ashtuquajturit "Shteti Islamik" në Siri dhe Irak. Pjesëtarët e këtij koalicioni që nuk është i shpallur zyrtarisht ndjekin interesa të ndryshme në Siri e përtej saj, por kanë një qëllim të përbashkët. Kërcënimi nga IS i prek të gjithë,  përfshirë edhe Rusinë e Turqinë, kjo do të bëjë që ata të bashkohen në plan afatshkurtër për të dobësuar terroristët.

Riegert Bernd Kommentarbild App

Bernd Riegert

Fitorja nuk mund të sigurohet me një koalicion që nuk bie dakord për sulmet ajrore. Terrori islamist nuk është një kundërshtar i zakonshëm, që mund të luftohet në një rajon të caktuar. Ai është, dhe këtë e di edhe Hollande, një idelogji. Një ideologji ekstremiste që ka krijuar foletë e saj në Afganistan, Afrikën Veriore, Nigeri dhe në shumë shtete europiane. Sulmet e përforcuara të Francës, SHBA-së dhe Rusisë kundër IS në Raka nuk i pengojnë dot sulmet e mundshme në Paris, Bruksel Hanover apo gjetkë. Kjo do ë jetë një luftë e gjatë dhe e mundimshme, që ka filluar që në vitin 2001 me sulmet terroriste në Nju Jork dhe Uashington, që çoi në angazhimin ushtarak në Afganistan dhe Irak dhe ende nuk e ka sjellë rezultatin e dëshiruar- Përkundrazi: Lufta në Irak e bëri të mundur IS, sepse nga rrënojat e regjimit të Sadam Huseinit doli bërthama e një ushtrie terroriste.

Po pas kësaj?

 

Prandaj është e rëndësishme që presidenti francez nuk përpiqet relativisht ër një koalicion ushtarak, por edhe për një koncept pas lufte. Çfarë ndodh në Siri dhe Irak kur të jetë tërhequr IS? Do të ketë një shtet sirian? Kush do të jetë në pshtet? Asadi? Opozita e brishtë me apo kurdët? Të gjitha këto pyetje lihen mënjanë për të bërë bashkë një koalicion me interesa të ndryshme. Por ato duhet të marrin një përgjigje para se të hyhet në luftë. Ndryshe mund të thuhet se bota nuk ka nxjerrë asnjë mësim nga Afganistani dhe Iraku.

SHBA duan të heqin qafe Asadin. Rusia nuk e do këtë, por do të mposhtë IS. Turqia do të heqë qafe Asadin, por në të njëjtën kohë do t'i mbajë nën thundës rebelët kurdë që mbështeten ndërkohë nga partnerët e NATO-s. Gjermanët duan të angazhohen në luftë kundër IS me asistencë në stërvitjen e forcave të armatosura të Irakut dhe duan të dërgojnë avionë zbulues, por duan të pengojnë në të njëjtën kohë që Rusia konfliktin në Siri ta lidhë me koncesione në krizën e Ukrainës. Hollande nuk ka shumë skrupuj në këtë moment, sepse ai ka nevojë për ndihmë. Ai lidhet me rusët me dëshirë, edhe pse presidenti amerikan ende heziton. Obama ka përjashtuar dërgimin e trupave tokësore në Siri. Edhe anëtarë të tjerë të koalicionit nuk kanë ndonjë interes për këtë.

Në vend të debatit për klimën botërore, diplomaci anti-terror

 

Tensionet mes Rusisë dhe Turqisë pas rrëzimit të një avioni luftarak rus nga ushtria turke janë shkallëzuar verbalisht, praktikisht nuk kanë ndonjë efekt tjetër. Hollande duhet të përdorë momentin që i ofron fillimi i Konferencës Botërore për Klimën në Paris: Ai do të flasë me presidentin turk Erdoga, dhe atë rus, Putin për t'i ulur në një tavolinë. Ai duhet të negociojë edhe me Arabinë Saudite deh Iranin për rolin e tyre në luftën e Sirisë. Ka gjasa që ai ta farkëtojë koalicionin deri më tani jo formal kundër IS. Këtë ai ua ka premtuar francezëve. Dhe me këtë premtim do të matet.

SHKARKO APP