I dua shqiptarët

Nga Matteo Zola*

Të jesh rritur me pellushin One – atë të Bim Bum Bam sa për të patur një ide, simbol i kartonave vizatimorë japonezë – apo me telefilmat amerikanë të transmeruar nga Fininvest, apo me “Ok il prezzo è giusto”, dhe Iva Zanicchi-n që bëriste “njëqind, njëqind, njëqind”, pra, të jesh rritur dhe edukuar nga kyfarë televizioni që diçka që ka karakterizuar breza të tërë italianësh. Por jo vetëm ata, por edhe një brez të tërë shqiptarësh. Ai përfaqësim i “Parajsës”, ajo mpleksje dritash dhe biletash të gjelbëra që binin nga qielli, ato çmime dhe balerinat me shalë përjashta, i mban gjithë jetën me vete, si një shenjë. Po, si shenjë. Nuk del dot i gjallë nga vitet ’80, do të këndonte një bandë disa vite më pas. Nuk dilet gjallë, pra, nga një mit i konsumit, nga një falsifiim i realitetit, nga premtimet për mullinj të bardhë që nuk u mbajtën kurrë. Rizgjimi qe brutal. Pra, po fliisja për shqiptarët. Ata dolën gjallë, gjallë mjaftueshëm të paktën. Ata të brezit tim janë pasqyra ime, vetëm me ndonjë shenjë më shumë. Ata e kanë mbartur krizën në fytyrë që të vegjël. Ne besuam vërtet, të paktën për disa kohë, tek ajo ëndërr e trashë dhe fushore me mullinj të bardhë, me robotë hapësinorë me cirkuite prej mijëra valvulash, sikurse besohet te Plaku i Vitit të Ri. Ne gëzuam atë besim, atë siguri për një të ardhme të begatë. Ata në vend të fëmijërisë patën diktaturën, realitetin e zhveshur të rrënojave, psikozën e bunkerëve, deri në atë 1991-sh dhe arratisë së madhe dret “Lamerica”-s. Por atje nuk i priste Iva Zanicchi krahëhapur. Pati indiferencë, barbari italiane, “t’i ehhdim në det”, dhe karamele të tjera të helmuara të një populli racist të rritur me boom ekonomik, me bukë të bardhë, me veturë në oborr, me pushime në det apo në mal, iluzione të një mirëqenieje që ai realitet i beftë i përbërë nga anijet e shqiptarëve e vinte në rrezik. Por ata, shqiptarët, fituan. Ndoshta për këtë arsye kam zhvilluar një adhurim të madh për ta. Ka ardhur momenti të rrëfehem, e them dhe e konfirmoj, unë i dua shqiptarët. Sepse janë si ne, por më mirë se ne. Janë guximtarë, të vendosur, inteligjentë, dhe janë italianët më të mirë që kam njohur ndonjëherë. Po, italianë. Pa thonjëza. Sepse Iva Zanicchi apo Gira la Ruota vlejnë më shumë se çdo pasaportë. Ata 500 mijë që ka përllogaritur ISTAT-i sivjet janë italianë – me zemër dhe me mendje. Nuk i kanë harruar kurrë rrënjët e tyre, e përse vallë duhet ta bëjnë, dhe provojeni që t’ua kritikoni vendin e tyre – ata mundet ta bëjnë, dhe e bëjnë vazhdimisht, por ty as që mund të të shkojë nëpër mend – sepse të nxjerrin sytë. Por e duan vendin tonë, që është edhe i tyre, dhe e përmirësojnë me kreativitet, me shpirt sipërmarrës, duke mos u ndalur përballë fabulave të tipit “tekefundit është e pamundur” të cilate neve, italikëve bij të veturave në oborr, na shërbejnë si ngushëllim. Për një emigrant nuk ka asgjë të pamundur.

Ata kanë rezistuar, kanë ulur kokën, kanë punuar për të fituar bukën e gojës dhe respektin derisa nisën të dëgjohen fjali të tipit: “Është shqiptar por është një njeri i mirë”. Ajo “por” ishte shenja e një shigjete që depërtonte nëpër ksenofobinë italike. Sot është e pamundur të mos kesh njohur (apo të kesh shoqëri?) me një shqiptar. Dhe kështu që është e pamundur të mos ua kesh parë cilësitë, që janë tejet më të shumta se defektet. Askush nuk i ka dhuruar kurrë asgjë shqiptarëve. Të gjitha ato që kanë arritur i kanë ퟴtuar një për një. Në flamurin e tyre kryeson një shqipe dyrkenare, dhe kështu mendoj se ajën edhe ata: një kokë sheh të ardhmen, fëmijët që do të bëjnë, jetën që kanë dhe që duhet të ndërtojnë në këtë vend me mundësi të pakëta; koka tjetër sheh të kaluarën, prindërit dhe gjyshërit, Shqipërinë që nuk mund të harrohet dhe nga e cila do të donin që të ishte më e dtejtë dhe e ndershme me bijtë e saj.

Shqiptarët janë italianët më të mirë që ekzistojnë. Kanë ditur të integrohen, të shkrihen, të ndryshojnë dhe të na ndryshojnë, duke u bërë të padallueshëm pa u asimiluar, pa hequr dorë nga ajo që janë. Jemi bërë një vend më i rritur falë tyre, kemi mësuar se janë edhe të tjerët, dhe të bashkëjetojmë me ta, kemi mësuar se emigrimi nuk është një e keqe – po, ka edhe disa precedentë të gjelbër – dhe se nuk ekzistojnë mullinj të bardhë. Dhe shpresoj vërtet që nesër të kemi një kryeministër me origjinë shqiptare, çfarë Obame! Atëhere ndoshta do të jemi një vend më i mirë.

*Drejtor i gazetës online ‘East Journal’

 

SHKARKO APP