I kanë bërë gati valixhet!

Nga Alban Daci –

Një pushte e ka një fillim, por e ka edhe një fund. Fundi varet gjithmonë nga fillimi dhe vazhdimi! Kur fillimi është i mirë, vazhdimi është normal atëherë edhe fundit është pa pasoja. Nëse fillimi i një pushteti është më votën e popullit, por në vazhdim kthehet në oligarki, atëherë fundi i tij është ashtu si pangopesia e tij!
Sa më e madhe të jetë pangopësia e një pushteti aq më e madhe është urrejtja e qytetarëve! Sa më I lartë të jetë abuzimi i pushtetit ndaj qytetarëve aq më e madhe është hakmarrja e qytetarëve ndaj tij!
Sa më e lartë është shpërfillja e pushtetit ndaj qytetarëve po aq më e madhe është vendosmëria e qytetarëve për ta rrëzuar, mundur e larguar!
Ky pushtet i hoqi fizikisht kazinot, por në fakt me model qeverisje vazhdoj ta konsideronte Shqipërinë si një kazino të madhe e kështu menduan të hidhnin e zarat për një mandat të tret. Ngatërruan veset e tyre personale me nevojat reale të shqiptarëve.
Thuhet se në bixhoz fiton vetëm ai që luan për herë të parë, por nëse të kthehet në ves e luan çdo ditë, atëherë në fund përfundon pa b…ke! Kështu edhe këta po dalin me zarat e fundit të tyre pasi luajtën tetë vjet zara me fatin e shqiptarëve.
Ashtu si në bixhoz që nuk mund të largohesh nga borxhet as këta nuk do e kenë të paqme largimin e tyre, spese në tetë vite bixhoxh u kanë shqiptarëve borxhe të mëdha, morale, ekonomike, njerëzore.
Këta i kanë bërë gati valixhet dhe tashmë nuk dine nga t’ia mbathin, sepse Europën e kanë shpallë armike e në Amerikë janë në listën e zezë! Alternativa e tyre ka mbetur Lindja, e cila ishte parajsa e të parëve të tyre dhe dashnia e madhe e aktualëve.
Sonte, mesazhi i qytetarëve ishte i qartë për ta, shehshi “Skënderbeut” dukej si gjykata e Nurembergut dhe për fat gjykatësi më i madh i popullit shqiptar në këtë shesh ishte po simbolika e tij, Skënderbeut, që edhe pse i vetëm në atë errësirë, qëndroi patrembur si për të thënë se fundi i juaj është afërt për ato që i keni bërë popullit tim që më beteja 25 vjeçare e shpëtova nga ai që ju sot i nënshtroheni pabesisht për pushtet personal.
Në numra kemi qenë një populli jo shumë i madh, por kemi bërë ndoshta një ndër histori me të mëdha të Ballkanit dhe Europës në të njëjtën kohë! Shqiptarët ngrihet e lulëzojnë nga vështirësitë e dembelosen nga rehatlliku! Pushteti aktual e ka stimoluar Shqipërinë dhe shqiptarët të ngrihen më shumë se kurrë për të shkruar faqen e ndritshme të historisë.
Ti heqësh shqiptarit lirinë është sikur ti heqësh gjithë historinë e tij. Liria për shqiptarët është simbolika më e madhe dhe ata reagojnë njëlloj nëse armiku është I brendshëm apo i jashtëm. Kushdo që i prek lirinë shqiptari është pushtues nëse është i jashtëm dhe është tradhtar nëse është i brendshëm, dhe fundi për të dyja palët është i njëjtë.
Skënderbeun na dha një leksion të madh në histori, nipin e tij Hamzain nuk e vrau për tradhti, por e burgosi. Ky duhet të jetë leksioni i vlefshëm edhe për këta që tashmë i kanë bërë valixhet gati për t’ia mbathur!

SHKARKO APP