I riu kërcënon: Do hidhem nga pallati nëse nuk shkoj tek Opinioni, Fevziu: Le të vijë
Një qytetar nga Lezha është ngjitur pasditen e sotme në katin e fundit të një pallati 8-katësh përballë Ministrisë së Kulturës në rrugën “Aleksandër Moisu” në Kinostudio. Ai kërkon që të marrë pjesë në emisionin “Opinion”, të Blendi Fevziut, ose do të hidhet. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30 minuta të ditës së sotme, në zonën e Kinostudios.
I riu flet me një megafon nga kati i 8-të i pallatit dhe kërkon rend dhe siguri në vend. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e policisë. Ai është 30 vjeç dhe është identifikuar me emrin Florian.
Për ngjarjen ka reaguar dhe gazetari Blendi Fevziu. “Nuk e kam idenë se çfarë kërkon ky person, – tha Fevziu, – tani po e shikoj në “Neës 24”, por mund t’i jap 15 minuta e të flasë sot në emision, në 21:15. Me siguri duhet të ketë një hall të madh që e bën këtë gjë. Policia mund t’ia thotë se 15 minuta sot është i ftuar në emision dhe kaq gjë mund ta bëjmë,” tha Fevziu. Më në fund, ai ka zbritur nga pallati, pas negociatave: “Dua 20 minuta të flas për imazhin e keq të shqiptarëve. Dua rend dhe siguri. Nuk kam problem me policinë dhe as me shtetin,” deklaroi ai. Ai është shoqëruar në Komisariatin nr.4 të kryeqytetit për t’u marrë në pyetje.
Për të parë videon klikoni këtu