I vetmi kryeministër në botë…
Nga Kastriot Islami –
Në një debat, dikush që mbronte me zjarr kryeministrin, hidhet dhe thotë; ju njerëzit me mënd të këtij vendi mos flisni se ai ju mundi të gjithëve, pra është më i aftë se ju veç e veç dhe të gjithë bashkë! Bashkëbiseduesi ju përgjigj: Është e vërtetë se i ka mundur të gjithë njerëzit me mend në këtë vend! Dhe a dini përse?
Sepse ai ka tri ‘aftësi’ ekstremisht të zhvilluara që njerëzit me mënd në këtë vend nuk i kanë:
Ai është hajduti më i madh!
Mashtruesi më i suksesshëm!
Dhe perversi më i neveritshëm!
****
Dhe më konkretisht, Ai është:
… I vetmi kryeministër në botën demokratike që mashtron, tallet dhe ofendon votuesit e tij…
… I vetmi kryeministër që është akuzuar si i droguar…
… I vetmi kryeministër që s’ka guximin të pranojë testin e drogës…
I vetmi kryeministër i akuzuar për 200 milion euro të fshehura off shore pa u bërë kryeministër…
… I vetmi kryeministër që miqtë e tij e kanë nxjerrë me dosje mjekësore për sëmundje mendore…
… I vetmi kryeministër që mban rreth tij individë mediokër që të maskojë injorancën e tij…
… I vetmi kryeministër me formim të mangët dhe shkollim të cunguar…
… I vetmi kryeministër që luan basketboll në zyrën e tij….
… i vetmi kryeministër që zhgarravit gjatë takimeve zyrtare se s’ndjek dot bashkëbiseduesin…
… I vetmi kryeministër që ka ngjitur në murin e zyrës zhgarravinat e tij…
… I vetmi kryeministër që del rrugëve me sëpatë në dorë për të prerë shtyllat e elektrikut…
… I vetmi kryeministër që ka dalë duke ulëritur në mes të sheshit Skënderbej ‘o rrumpallë’…
… I vetmi kryeministër që shan me fjalë të ndyra opozitarët në parlament….
…I vetmi kryeministër që e ka bërë fushatën elektorale me ‘timon dhe tepsi’…
… I vetmi kryeministër që pasi ka shkatërruar imazhin e vendit, shkon në Itali për imazhin e tij,…
… I vetmi kryeministër që tregon në dreka e darka me homologët barcaleta të rëndomta e banale…
… I vetmi kryeministër që shkon në takime me antiplumb….
… I vetmi kryeministër që ka dalë lakuriq në një plazh publik…
… I vetmi kryeministër që ka ngritur televizionin e tij privat….
… I vetmi kryeministër që bredh natën si lugat me taksi se nuk e zë gjumi nga frika…
… I vetmi kryeministër që ka deklaruar se është bërë kryeministër nga frika e vdekjes….
… I vetmi kryeministër që ka shokë të ngushtë kriminelët dhe miq oligarkët….
… I vetmi kryeministër që ka blerë vota me hajdutët dhe ka kërcënuar votuesit me kriminelët….
… I vetmi kryeministër që ka zëvendësuar profesorët e akademikët me kriminelë në sektin e tij…
… i vetmi kryeministër që e ka mbushur maxhorancën me ‘kukulla dhe manenikë’….
…I vetmi kryeministër që ka orkestruar goditjen fizike të deputetëve të opozitës në parlament…
…. I vetmi kryeministër që ka ndërtuar shtëpi me para të dyshimta, një bunker pa dritare dhe pa çati…
… I vetmi kryeministër që ju kap një avion droge se ju thye rrota gjatë uljes në lëndinë….
… I vetmi kryeministër që ka mbjellë se bashku me policinë të gjithë fushat e vendit me kanabisin…
… I vetmi kryeministër që ka shpenzuar me PPP buxhetin e 10 vjetëve të ardhshme….
… I vetmi kryeministër që ka futur në burg të varfër dhe pensionistë të pamundur për të paguar dritat…
… I vetmi kryeministër që ka futur në zyrën ovale ministrin e Brendshëm bashkëpunëtor të mafias…
…I vetmi kryeministër që ka përdorur policinë për të goditur fëmijët në sy të prindërve…
… I vetmi kryeministër që bredh nëpër botë duke ekspozuar zhgarravinat me paratë e taksapaguesve…
… I vetmi kryeministër që përdor helm kundër kundërshtarëve të tij që protestojnë…
… I vetmi kryeministër që për karrigen e tij pranoi të sillte mbetjet e armëve kimike siriane…
… I vetmi kryeministër që është akuzuar se ofendon, godet dhe dhunon gratë…
… I vetmi kryeministër at-vrasës që ka akuzuar babain e tij…
… I vetmi kryeministër që ka ofenduar rëndë presidentin e SHBA…
… I vetmi kryeministër që ka prishur stadiumin kombëtar, pallatin mbretëror dhe teatrin kombëtar…
… I vetmi kryeministër që organizon takimet në mes të qyteteve me karrige nga shkollat e kopshtet…
… I vetmi kryeministër që kërcënon gjyqtarët dhe prokurorët në telefon….
… I vetmi kryeministër që ka paguar 80 mijë dollarë për një foto që të mashtrojë votuesit…
… I vetmi kryeministër që ka detyruar qytetarët e tij ose të nënshtrohen ose të emigrojnë…
… I vetmi kryeministër që është gati të ndajë e copëtojë kombin, të fusë vendin në luftë civile dhe të cilësojë si tradhtarë kundërshtarët vetëm e vetëm që të ruajë karrigen e tij…
Syri.net