Ilir Meta i thotë Presidentit turk Erdogan se nuk i largojne shkollat e Gylen

 

Mund të jetë një rastësi që në kulmin e debateve për mbylljen e shkollave të Fejtulla Gylen, kundërshtarit politik të liderit turk Rexhep Taip Erdogan, numri dy i vendit, kreu i Kuvendit Ilir Meta shkon në një prej kolegjeve të tij. Shkaku është se në kolegjin “Turgut Özal” studion vajza e kreut të LSI-së dhe ai ka qenë aty për të parë një shfaqje të vënë në skenë nga shkolla. Ajo që ka rënë në sy është se në faqen në internet të kolegjit kjo vizitë e kreut të Kuvendit ka përbërë lajm edhe pse ai ndodhej aty ndoshta për një arsye krejt banale.  “Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Z Ilir Meta, dhe bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, ishin të ftuar në kolegjin “Turgut Özal”. Ata ndoqën programin e organizuar me rastin e përfundimit të klasës së katërt të vajzës së tyre. Në sallën e madhe të koncerteve, ata u fotografuan ulur pranë me drejtorin e kolegjit, Z Huseyin Yavuz, teksa shijonin rolet e nxënësve në këtë program” – thuhet në faqen online të kolegjit. A është kjo edhe një përgjigje për kërkesën e Erdogan se në shkollat e Gylen në Shqipëri mësojnë edhe fëmijët e politikanëve?  

SHKARKO APP