Imami: Mos dëgjoni muzikë pasi do ktheheni në derra

Kanë shkaktuar shumë indinjim në Francë fjalët e një imami arab që u jepte fëmijëve një leksion mbi muzikën.

Rashid Habu Hudeifa u këshillonte fëmijëve që të mos dëgjonin muzikë se është e Shejtanit.

“Kush dëgjon muzikë do të shndërrohet në derr ose në një majmun”, thotë imami në leksionin mbajtur fëmijëve.

Ai u drejtohet me këto fjalë një grupi fëmijësh të moshës 12-13 vjeç.

Imami u ka bërë fëmijëve një shpjegim kontrovers të Kuranit mbi muzikën.

“Fshijini gjithë këngët nga MP3 pasi janë këngët e Shejtanit”, thotë Rashid.

Video është xhiruar në 2014 por është rihedhur ditët e fundit në rrjet nga vetë imami.

“E kanë nxjerrë nga konteksti fjalën time”, ka dashur të mbrohet imami.

Indinjimi i qytetarëve frncezë ka bërë që këshilli rajonal i myslimanëve të caktojë një mbledhje për të vendosur mbi imamin i cili është përpjekur të indoktrinojë fëmijët me idetë e tij që bien ndesh me Kuranin.

SHKARKO APP