Infektimet e vdekjet nga COVID-19 në vëndet europiane qëndrore, lindore dhe juglindore
Nga Kastriot Islami –
Vëndet e kontinentit europian kanë shfaqur reagim të ndryshëm ndaj virusit Sars-Cov-2. Si përsa i përket shkallës së infektimit ashtu edhe vdekshmërisë. Janë dhënë në media disa arsye, jo shteruese, për shpjegimin e këtyre ndryshimeve, por me siguri kjo cështje do të jetë objekt i studimeve të ardhshme…
Më konkretisht, nëse i klasifikojmë vëndet e kontinentit europian, sipas i) nivelit ekonomik, ii) numrit të mjekëve për 1000 banorë; iii) numrit të shtretërve për 1000 banorë; iv) kualifikimit mesatar profesional të mjekëve, v) paisjeve me mjete mbrojtëse ndaj veprimit të virusit; vi) mjeteve financiare e monetare në dispozicion për të garantuar një izolim/karantinim efikas; e tjerë, do të mund të kishim tre grupime:
Grupi i I (vëndet e Europës qëndorere): Franca, Italia, Spanja, Britania, Hollanda, Belgjika, Suedia, Portugalia…
Grupi i II (vëndet e Europës lindore): Polonia, Cekia, Sllovenia, Sllovakia, Estonia, Letonia, Lituania,
Grupi i III (vëndee e Europës Juglindore): Greqia, Bullgaria, Rumania, Kroacia, Serbia, MV, Shqiperia, BiH, Mali i Zi.
Disa gjetje të rëndësishme:
1) Shifra mesatare e të infektuarëve për vëndet e Grupit të parë është 3299 për 1 milion banorë; kjo shifër është rreth 5 herë më e lartë se shifra mesatare e të infektuarëve të vëndeve të Grupit të II dhe rreth 6 herë më e lartë se ajo e vëndeve të Europës juglindore. Kurse vëndet e Grupit të dytë kanë pasur një shifër mesatare të infektimit në vlerë 629 ose rreth 12 përqind më të lartë se ajo e vëndeve ballkanike…Kjo tregon se vëndet kryesore europiane kanë pasur një shkallë disa herë më të lartë infektimi në krahasim me të gjithë vëndet e tjera europiane. Kurse vëndet e Europës lindore kanë rezultuar rreth 12 % më të infektuara se vëndet e Europës juglindore që janë më pak të infektuarat në të gjithë kontinentin europian. Arsyet e këtij ndryshimi kaq të madh mbeten për tu studiuar në të ardhmen. Por duket pothuajse e sigurtë se ky ndryshim nuk i dedikohet aspak dhe në asnjë rast menaxhimit më të mirë për të penguar përhapjen e virusit në të gjithë vëndet ballkanike në krahasim me të gjithë vëndet e tjera europiane?!
2) Shifra mesatare e vdekshëmrisë në vëndet e Grupit të parë, po ashtu si edhe ajo e infektimit, në vlerë 414, është mbi 17 herë më e lartë se në vëndet e Grupit të II dhe rreth 18 herë më e lartë se në vëndet e Grupit të III. Kurse vdekshëmria mesatare në vëndet e Grupit të II dhe vëndet ballkanike është pothuajse e njëjtë. Edhë në këtë aspekt, duke pasur parasysh avantazhet e vëndëve të Grupit të parë përsa i përket sasisë dhe cilësisë së sistemit të kujdesit shëndetsor në krahasim me të gjithë vëndet e tjera të kontinentit, me shumë gjasa ky ndryshim kaq i madh nuk do të mund të shpjegohej as me shkallën e organizmit dhe as me nivelin e perfomancën e të menaxhimit të pandemisë. Mbetet edhe ky ndryshim të studiohet në thellësi në të ardhmen…
3) CFR është një parametër që përcaktohet si numër i vdekjeve për 100 të infektuar. CFR mesatare e vëndeve europiane të Grupit të parë është 12,5, ndërkohë që ajo e vëndeve të Grupit të dytë është 3,8 dhe ajo e vëndeve të Grupit të tretë është 4,1. Shihet qartë dallimi madh mes grupimit të parë dhe të grupimeve të tjera përsa i përket këtij parametri.
Këto gjetje hedhin poshtë mashtrimet e neveritshme dhe mburrjet e shëmtuara të Edi Ramës se “për meritë të tij Shqipëria është vëndi më i suksesshëm në Europë” si përsa i pëket shkallës së infektimit ashtu edhe vdekshëmrisë nga COVID-19. Ndërkohë që të gjithë vëndet ish-komuniste, të vendosura në Grupin e dytë apo të tretë kanë pasur shifra pothuajse të njëjta si përsa i përket shkallës së infektimit për 1 milion banorë ashtu edhe vdekshmërisë për 1 milion banorë.