Injorant, hajdut, arrogant, tradhëtar
Nga Kastriot Islami –
INJORANT I KOMPLEKSUAR…
Cdo i paaftë ambicioz vuan rëndë nga kompleksi i inferioritetit…
Inferioritetin e tij përpiqet ta kompensojë e maskojë me mashtrime, gënjeshtra e megallomani…
Me veshje e paraqitje ekstravagante dhe xhestikulacione atipike e djallëzore
Dobësitë i maskon me arrogancë e ulurima, cinizëm e ofendime, por edhe me frikë e depresion…
Eksitimin e transformon në marrëzi dhe depresionin e kuron me drogim…
Ndërkohë që fsheh një urrejtje për cilindo ndaj të cilit ndjehet inferior, vecanërisht ndaj të aftëve
HERO HAJDUT
Shok i ngushtë me oligarkët e hajdutët, me një dëshirë të shfrenuar për para të pista e jetë luksoze…
Me një dëshirë ekstreme për të vjedhur dhe për të kontrolluar gjithcka…
Mburravec i sëmurë, i vetmi hero që sakrificat s’i vlerësohen
Ndërkohë që gjatë të gjithë kohës ndjen se fundi i palavdishëm do të jetë i turpshëm …
Shpërthen kur merr vesh se të gjithë ata që e kanë mbështetur nisin ta abandonojnë…
Fundi i pashmangshëm dhe abandonimi nga të gjithë e tmerrojnë…
KLOUN ARROGANT
Me të huajtë e ata që s’e njohin kërkon të hiqet interesant me barcaleta e humor banal…
Me të fortët sillet i nënshtruar kurse me vajzat e gratë gojëpisët e fjalëndyrë…
Me qytetarët e thjeshtë arrogant e cinik…
Jo rrallë në rolin e klounit që qan por edhe tallet me të gjithë e gajas gjithë dynjanë…
Sa herë ndjehet keq shfaqet qarraman zavarranik që lëpihet…
Dhe sapo arrin qëllimin shfaqet mosmirënjohës, bukëshkalë e besëprerë me të gjithë…
Fillimisht këto sjellje i shpreh brënda familjes, pastaj me shokët e ngushtë, më tej në shoqëri e kudo..
TRADHETAR BLLOFUES…
Në fund përpiqet të shpëtojë nga mashtrimet e dësthimet duke u fshehur me strehën e maskarenjve…
Në strehën e sharlataneve, si kloun, nacionalist i neveritshëm, populist i pështirë…
Kjo e shtyn të ribashkohet me qelbësirat…të cilët i kërkon dhe e kërkojnë me qiri deri në fund…
Vecanërisht me tradhëtarët e shqiptarisë ndërkohë që ka shumë frikë mos e cilësojnë tradhëtar…
Sepse gjithmonë kishte menduar që mashtrimet e bllofet e kishin shëndërruar në hero…
KAZANI VLON…
Ndërkohë që mendon se shumica e pashpresë do të qëndrojë e heshtur…
Me bindjen e thellë se heshtja e shumicës e ka varrosur të vërtetën e shpresën…
Kazani vlon dhe ndjen se revoltën nuk e kontrollon dot më…
Me siguri shumë shpejt do të jetë ndryshe!..