Integrimi Europian nuk është çështje vullnetare apo simbolikë e idhullit për liderin e fortë!

Nga Alban Daci –

Shqipëria, prej tre dekadash po përballet me një nga proceset më të rëndësishme të saj, me atë të integrimit europian. Ky proces ka pasur ulje e ngritje, suksese, arritje. . Një karakteristikë e këtij procesi deri në 2013 ishte se ishte vetëm në rritje, me hapa përpara, pa u ndalur apo pa u kthyer mbrapa.
Ajo që ka ndodhur dhe po ndodh pas 2013 është fakti se Shqipëria, nuk ka më rritje, por ka kthim mbrapa dhe ndalje në këtë proces kaq të rëndësishëm. Ajo që duhet të theksohet është fakti se ky proces duhet të ishte mbyllur kohë më parë që kur e mbyllë për vende si Kroacia, Rumania e Bullgaria. Megjithatë, Shqipëria, sot është ndoshta mbrapa edhe Malit të Zi, i cili po të kishte marr pavarësinë në fillim të viteve ’90, sot me siguri do të ishte vend me të drejtë të plota e BE!
Pushteti aktual e ka kuptuar gabim proçesin e integrimit europian duke e menduar atë si të mundshëm mbi bazën e personifikimit të një lideri të vetëm, Edi Rama! Pra, maxhoranca mendon se Shqipëria duhet të anëtarësohet në BE, sepse Rama është lider i fortë dhe ky anëtarësim nuk po ndodh, sepse liderët europian janë xheloz ndaj Ramës! Ka një gabim thelbësorë në lidhje me optikën që kjo shumicë ka me cilësimin e një lideri të fortë! Ndoshta masën e fortësisë së një lideri e masin me masën e karagjozllikut, arrogancës apo prepotencës. Në fakt këto janë cilësi personale që e bëjnë të fortë një lider autoritar e për pasojë në një sistem ku vlerat demokratike janë të pakta ose thuajse fare. Një lider i fortë në fakt është ai lider që e ka bërë vendin e tij të fortë me mirëqenie ekonomike, me rritje të standardeve të jetesës, të ardhurave e po ashtu që ka rritur cilësinë e jetës duke shëndoshur mekanizmat e demokracisë. Nëse dikush e quan lider të fortë dikë që ka përvetësuar të gjitha pushtetet, në Europë ai thjeshtë konsiderohet autoritar dhe jashtë mode! Integrimi i Shqipërisë nuk bëhet as përmes konferencave duke sulmuar media apo këdo që ka kurajën të thotë të vërtetat edhe kur ato nuk janë të këndshme e as përmes propagandës. Nuk ka integrim të Shqipërisë pa u bërë zgjedhjet e 25 prillit sipas standardeve të kohës!
Nuk ka integrim europian pa u luftuar korrupsioni e pa u larguar nga politika persona që në emër të saj marrin 13 rroga pa asnjë konkurs.
Nuk ka integrim europian pa marr fund vjedhja dhe tjetërsimi i votës.
Nuk ka integrim europian në një vend që ka të emëruar kryebashkiak!
Nuk ka integrim europian nëse nuk ka një qëndrim konkret kundër komunizmit dhe periudhës së regjimit! Integrimi europian nuk është as sukses individual, as aksion vullnetar e as protagonizëm i një personi, por është e duhet të jetë një projekt serioz i një maxhorance serioze, që duke reformuar pikë së pari vetën ka moralin dhe dëshirën për të reformuar edhe vendin!
Integrimi europian duhet të jetë prioritet mbi prioritete dhe jo alternativë e marrëdhënieve me Turqinë. Procesi i integrimit europian me fitoren e Bashës do të ketë një fazë tjetër e të rëndësishme, sepse eksperienca personale e tij në mundësimin e heqjes së vizave është një garanci padyshim për sukses. Fitorja e Bashës do të jetë edhe fitorja e rikthimit të rendit kushtetues që është garancia kryesore për të çuar përpara proçesin e integrimit dhe anëtarësimit të Shqipërisë në BE!

SHKARKO APP