Ironi në 5 Maj me pllakatën për Qemal Stafën: Po të ishte gjallë do vishte atletet e do ia mbathte

Ironi me pllakatën përkujtimore të Qemal Stafës në Tiranë. Në rrjetet sociale po qarkullon së fundmi një foto e pllakatës që përkujton vendin ku u vra Qemal Stafa, ku duken disa pale atletesh vendosur afër. Komentuesit thonë se po të ishte gjallë do i vishte e do ia mbathte nga Shqipëria kur te shikonte se kush e drejton politiken shqiptare.

Sot është 5 maji, dita kur në 1942 u vra në Tiranë Qemal Stafa, në nder të të cilës u vendos që të përkujtoheshin dëshmorët e atdheut. Ndërkohë që politikanët bëjnë homazhe në varrezat e dëshmorëve, qytetarët komentojnë me ironi, duke e lidhur edhe me situatën që po përjetojnë shumë të rinj sot, duke ikur nga Shqipëria.

Një pjesë e komentuesve, thonë se për shkak të atleteve stadiumi në Tiranë ka marrë emrin ‘’Qemal Stafa’’, ndërsa të tjerë e argumentojnë me ‘’shpirtin e tregtarit’’, që sipas tyre ka patur Qemal Stafa.

SHKARKO APP