Isa Boletini “rikthehet” në Vlorë, do të prehet pranë Ismail Qemalit
Ka kaluar gati një shekull që kur Isa Boletini ndërmori udhëtimin e vështirë për të qenë i pranishëm me patriotë të tjerë të pavdekshëm, në ngritjen e flamurit kombëtar të pavarësisë në Vlorë më 28 nëntor 1912. Ashtu i pavdekshëm, ai do “të rikthehet” sërish në vendin e flamurit, për t;u prehur pranë varrit të Ismail Qemalit.
Me iniciativë të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, është marrë vendimi që rivarrimi i eshtrave të Isa Boletinit të bëhen në Shtëpinë e Pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë. Sstërnipi i Isa Boletinit, Gazmend Boletini konfirmoi një gjë tëtillë, duke theksuar se për këtë janë pajtuar edhe familjarët. – “Me iniciativën e dy qeverive dhe në pajtim me anëtarët e familjes së Boletinit, është marr vendimi që rivarrimi i eshtrave të Isa Boletini të bëhet në qytetin e Vlorës, përkatësisht afër varrit të Ismail Qemalit“, ka thënë ai. Ky vendim, sipas tij, ka ndodhur nga gjendja e tensionuar në veri të vendimi. – “Do të jetë rivarrim i përkohshëm, derisa të stabilizohet situata në veri. Rivarrimi i eshtrave në Vlorë pasqyron edhe bashkimin kombëtar. Është kjo e vetmja figurë që do përcillet me dy ushtri, më 10 qershor”, thekson ai. “Marshimi do të bëhet nga Mitrovica deri në Vlorë“.
Ndryshe, Këshilli Organizativ do të takohet javën tjetër për caktimin e marshimit dhe ceremonisë së rivarrimit të eshtrave të Isa Boletinit.