Ish-basketbollisti Edi Rama, sot si politikan në “gjurmët” e Michael Jordan
Kryeministri Edi Rama shquhet për veshjet, jashtë profilit të një zyrtari të rangut që ai përfaqëson. Edhe pse komentohet dhe madje kritikohet vazhdimisht, Rama në ditën e zgjedhjeve preferoi sërish një veshje krejt të veçantë. Por asgjë, nuk ka qenë rastësi.
Me një bluzë sportive të Michael Jordan, basketbollisti legjendar i NBA, kryeministri shqiptar edhe vetë si ish-basketbollist, e ka zgjedhur Jordan për t’i sjellë fat, me numrin 23.
Çifti kryeministror është i njohur për të theksuar detaje dhe simbolika në pamjen e tyre në pothuaj çdo shfaqje publike. Shpirti i artistit tek Kryeministri nuk është shumë e vështirë të shquhet, aq sa edhe nga shfaqja e djeshme nuk mund të mbetej pa u komentuar veshja dhe simbolika që përcjellte ajo.
Kreu i qeverisë, i cili dallohet për kreativitetin dhe origjinalitetin në veshje, gjatë gjithë fushatës ka mbajtur veshur bluzën simbol të forcës së majtë dhe numrin 23. Bluza me basketbollistin Michael Jordan, i cili ka mbajtur numrin 23 në fanellë gjatë gjithë karrierës së tij sportive, ka pasur pikërisht këtë simbolikë të veçantë. Pa u larguar nga sporti, por as nga forca e tij politike, duket se Rama ka treguar stil edhe një herë tjetër në veshje.
Jo më pas mbetet e shoqja, e cila po ashtu njihet për shijen e hollë në veshje. Stilin ekstravagant dhe jashtë tradicionales, zonja Rama e ka sjellë, duke i qëndruar në krah bashkëshortit në shfaqjen para se të votonin gjatë ditës së djeshme. Me ngjyrat e zgjedhura dhe të kombinuara, bashkë me detajet specifike dhe buzëqeshjen që i karakterizon, çifti Rama është larguar nga qendra e votimit të përqafuar.
Michael Jordan e mbylli plot sukses karrierën si basketbollist, ndërsa Edi Rama duket se po shënon një tjetër fitore të madhe në zgjedhjet lokale të 21 qershorit, pas atyre të zgjedhjeve të kaluara parlamentare, në karrierën e tij si politikan.
A.M
KOHA JONË SONDAZH

