Ish-kryeministri Aleksandër Meksi siç nuk e keni parë (foto)

Aleksandër Meksi është kryeministri i parë i pasrrëzimit të sistemit komunist dhe një nder themeluesit kryesor të PD-së. Intelektual i nivelit të lartë, studiues dhe hulumtues, ai u bë i pari kryeministër në këto 25 vite demokraci që u ndesh me pasojat që sillte ndryshimi i sistemit komunist në një sistem demokratik. Ishte kryeministër korrekt dhe largpamës i cili bëri një punë titanike për implementimin e ligjeve të reja demokratike në një Shqipëri të rrënuar nga komunizmi, ku nuk kishte as bukë.

Por nga koha e vitit 1997 Aleksandër Meksi merret me studime, të cilat i ka me shumë qejf e pasion. Ka folur jo shumë për vitet e qeverisjes së tij. Tashmë duke qenë edhe një gjysh i dashur për nipërit dhe mbesat, ai e kalon një pjesë të kohës me to.

Fotografi i gazetës e ka kapur në një moment gëzimi ditën e premte datë 9 dhjetor 2016, ku festonte me bashkëshorten , Dhuratën, datëlindjen e mbesës , Marta.

Swiss Digital Desktop Reklama

meksi1 meksi2

Swiss Digital Mobile Reklama

44 m1 m2 m3 m5 m6

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?