Ish-truproja e Sali Berishës i përgjigjet akuzave të kreut të PUK Idajet Beqiri.

Ish-truproja e Sali Berishës i përgjigjet akuzave të kreut të PUK Idajet Beqiri.

Në vorbullën e akuzave Izet Haxhia shprehet se Beqiri shantazhoi Nanon me kasetën e vrasjes së Hajdarit. Njëherësh Haxhia akuzon se Beqiri bashkë me Flamur Nokën e PD janë prurje të shërbimeve sekrete në politikë.

Po citojmë të plotë postimin e Haxhisë në rrjetin social: Na kishte kthyer përgjigje zari i kryespiunit Klosi, avokati i famshëm dhe i burgosuri i të gjitha regjimeve që kanë kaluar në Shqipëri këto 70-vitet e fundit, Idajet Beqiri.

Thotë që zyrat e PUK nuk i ka marrë me urdhër të Klosit , por që nga ‘91. Nuk e di saktësisht kur i ke marrë ato zyra, por unë e kam patur fjalën për zyrën tënde të dytë që e ktheve me porosi të Klosit, në zyrë përgjimi në dispozicion të SHIK-ut. Sepse ti në selinë tënde ke patur dy zyra avokat, njërën me shikim nga perëndimi dhe e përdorje kur merrje në ‘intervistë ‘ vajzat që të vinin për t’u punësuar në gazetën “Kombi” apo si sekretare në parti, dhe disa prej tyre edhe i ke përdhunuar. Por kjo nuk është e papritur për ata që të njohin, sepse ti i burgosuri i të gjitha regjimeve, je dënuar dy herë në regjimin e Enverit për kurvëri.

Dhe zyra tjetër që vure në shërbim të Klosit, është zyra me shikim nga trotuari i rrugës dhe pjesa që mund ta quajmë oborr të PD. BLOGU TEMA Pse sporti shqiptar është dhe do mbetet i dështuar?! Nga kjo zyrë me shikim nga veriu, ku takoheshe me Klosin e Xhevdet Zekën, shef i përpunimeve në SHIK dhe kushëri i Klosit, ti vendose kamerën në dritaren e saj nga ku shiheshin të gjitha hyrjet e daljet nga ai krah i PD-së. Dhe shihej si në pëllëmbë të dorës vendi ku u vra Hajdari. Po të kujtoj edhe kur vendose atë kamer në zyrë, ka qenë muaj tetor i vitit 1997 Òll pas rrahjes që të bënë para selisë tënde me urdhër të Berishës, e ku për këtë rrahje me akuzoje mua, që u gjenda në vendngjarje pa ditur se ishe ti apo se do të rrihnin. Ti i kërkove Klosit të vendosej kjo kamer në zyrën tënde, me pretekstin se ty dhe partisë tënde do t’i bëhej një akt terrorist nga tropojanët. Apo edhe kjo nuk të kujtohet o avokat mashtrues? Po viti 2003 a të kujtohet avokat kur të sollën me pranga nga Gjermania, pasi akuzoheshe për lider nacionalist të Armatës Kombëtare Shqiptare (në fakt ti ke qenë lider në mashtrimin e rrjepjen e xhepave të patriotëve naivë në diasporë )dhe Nano donte të dënonte për terrorizëm për t’i bërë qejÒn ndërkombëtarëve se po luftoj nacionalistët? Me çfarë e shantazhove Nanon atëherë? Sepse ti me pak muaj dole nga burgu si një shkrimtar që nxit urrejtjen nacionale.

Po të kujtoj ishte viti 2003 na ishte bërë paqja e madhe Berisha – Nano, dhe ti si një rrufjan i regjur e spiun i vjetër, në zyrën tënde ku ishte kamera, kishe bërë një lidhje paralele që të gjitha pamjet e kameres të hidheshin edhe në një kasetë për ty dhe jo vetëm për SHIK-un, pra ti kishe përveç Klosit, edhe një kopje të kasetës ku ishin pamjet nga vrasja e Hajdarit. Me këtë kasetë shantazhove Nanon. Dalja e kësaj kasete në skenë, do përmbyste çështjen Hajdari, të cilën po e mbyllnin me nxitim Berisha me Nanon e pajtuar. Në kohën që ti ishe në burg, kanë qenë edhe vëllezërit e mi dhe atje ne e kemi mësuar që ekziston një kasetë e vrasjes së Hajdarit.

Ti e di më mirë si u ka ardhur në vesh vëllezërve të mi kjo informatë dhe kush ka qenë burimi. Kam shumë gjëra të them për ty se mashtrimet e poshtërsitë e tua nuk kanë fund. Po të kujtoj njërën.

A të kujtohet terroristi Arab që u vra nga Renea tek oxhaku në ’98-n? Kush ja bëri letrat e qëndrimit këtij terroristi të Al kaedës? Ke qenë ti avokat që me linjën Sali Tivari -Klosi -Beqiri si avokat bënit letrat e arabëve duke u marrë shuma të majme, sepse në atë kohë Òlloi dëbimi i tyre nga Shqipëria. Dhe ti si një kryetar i një partie në koalicionin qeverisës u premtoje bërjen e dokumenteve në linjën Tivari -Klosi -Beqiri duke u marrë shuma të majme. Kishin ndryshuar personazhet.

Dikur në kohë të Berishës u merrte lekë arabëve për leje qëndrimi e shtetësi Haxhi Bardhi,.. kushëri i afërt i Berishës e njeri i Gazidedes, tani u merrje lekë ti me Klosin. Sepse këto 25 vite vetëm riciklime kemi patur në politikë e vjedhje, ikën një mashtrues e hajdut si puna jote e vjen një mashtrues e hajdut si puna e Flamur Nokës. Ju jeni prurjet tipike të dy krahëve të këtij tranzicioni e riciklimi kriminal. Ti erdhe nga skutat e sigurimit, ndërsa Muli nga skutat e UDB-së.

SHKARKO APP