ISIS publikon fotot e shkatërrimit të qytetit 2000 vjeçar (Foto)

 

Foto të reja që janë bërë publike nga Shteti Islamik tregojnë shkatërrimin e tempullit 2 mijë vjeçar në qytetin Palmira të Sirisë.Vetëm një hark i tempullit të lashtë në Bel qëndron ende pas plasjes së eksplozivëve që vunë terroristët dhe e rrafshuan atë.Fotografitë e publikuara në revistën e grupit terrorist, janë të parat që tregojnë pasojat e prishjes.

ISIS, që ka shkatërruar tashmë shumë vende antike në Irak, pushtoi qytetin në maj të këtij viti dhe muajin e kaluar vranë edhe arkeologun Khaled Assad, 82 vjeç.

Swiss Digital Desktop Reklama

Terroristët gjithashtu vazhduan me shkatërrimin e tempullit Baalshamin dhe hodhën në erë Tempullin më të madh në Bel në fund të gushtit.E gjithë Palmira, përfshirë 4 varret që ndodheshin jashtë mureve të qytetit antik, janë listuar si trashëgimi botërore nga UNESCO që prej vitit 1980.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?