ISIS sulmon Tripolin

Xhihadistët e Shtetit Islamik kanë vijuar mësymjen e tyre duke zgjeruar territoret e pushtuara nga ta.

Mëngjesin e sotëm ata kanë sulmuar aeroportin e Tripolit në një sulm blic ku kanë sfiduar luftëtarët islamikë të “Fajr Libia”.

Xhihadistët kanë sulmuar një burg të sigurisë së lartë me qëllim lirimin e disa të burgosurve.

Të paktën tre roje janë vrarë nga sulmi në burgun që gjendje afër aeroportit në periferi të Tripolit.

“Pati një shpërthim të fuqishëm bombe dhe më pas sulmuan më armë automatike”, ka rrëfyer një dëshmitar.

Baza ushtarake e Mitigas tanimë përdoret si aeroport duke qenë se aeroporti kombëtar është sulmuar disa herë herë dhe ka pasur përplasje mes rebelëve dhe milicisë.

Tripoli prej kohësh është në duart e luftëtarëve islamikë të “Fajr Libia” që kontestojnë qeverinë aktuale.

ISIS ndërkohë kontrollon qytetin e Sirte, 450 km larg Tripolit.

Deri tani sulmet e ISIS në Tripoli kishin patur si objektiv ambasadat e huaja por sulmi i fundit rrezikon nisjen e një konflikti mes vetë islamikëve.

Ky sulm ishte thuajse i paralajmëruar pasi në revistën “Dabiq”, e cila është revista zyrtare e Shtetit Islamik në gjuhën angleze thuhej se armiqtë më të mëdhenj të Shtetit Islamik ishin grupet islamike lokale dhe në të përmendej edhe “Fajr Libia”.

Spas Al-Baghdadit, liderit të xhihadistëve duhen zhdukur gjithë grupet lokale islamike në mënyrë që Shteti Islamik të ketë kontrollin e plotë në këto zona.

SHKARKO APP