Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 10:18 Ministria e Shëndetësisë: 23 të lënduar nga protesta, sot konsultë për protestuesin e dëmtuar në sy Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka informuar sot lidhur me gjendjen e personave të lënduar gjatë protestës së djeshme. Sipas të dhënave paraprake…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Islami: Mogherini e tërhequr, por e dykuptimtë për marrëveshjen Vuciç-Thaçi-Rama

Forum E mërkurë, 8 Shtator 2021 01:13
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Kastriot Islami –

Mund t'ju interesojë

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

24 Tetor 2026, 09:28
Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

23 Tetor 2026, 15:57
REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

23 Tetor 2026, 14:48
Në 7 shtator do të takohen në Bruksel Vucic che Thaci për ta vazhduar negociatat nën moderimin e Frederica Mogherinit. Nuk ka asnjë dyshim që këtë herë negocimi do të fokusohet në idenë e “korrigjimit të vijës kufitare” ose thënë më troc për “shkëmbimin e territoreve”.
Aleksandër Vucic shkon në Bruksel me ide shumë të qartë të mbështetur në një strategji tashmë të mirëpërpunuar; ai nuk ka asnjë presion nga brënda Serbisë për të ndryshuar qëndrimin e tij për shkëmbimin e territoreve me Kosovën.
Hashim Thaci do të jetë në Bruksel i vendosur në idenë e tij por i kundërshtuar ashpër nga politika dhe publiku kosovar e mbarë shqiptar; ai ndërkohë i është shmangur ballafaqimit me këtë presion nga brënda Kosovës duke e dribluar atë pa dalë haptas dhe gjasat janë që ai të vazhdojë të mbajë qëndrimin e tij personal pavarësisht se cfarë ai i ka premtuar kolegëve kosovarë para nisjes për në Bruksel. Ai mesa duket, për interesat e forta personale por edhe i kapur në këtë kurth, nuk ka rrugë tjetër vecse të vazhdojë në rrugën e nisur duke e bërë fakt të kryer qëndrimin e tij në Bruksel.
Edi Rama qëndron gojëmbyllur nga frika apo i udhëzuar që momentalisht të heshtë për këtë cështje, sepse do të prishte punë apo aq më tepër që është i mbytur nga pakënaqësitë sociale në shpërthim dhe nga fakti se po i rrëshqet toka nën këmbë. Ai është i bindur për këtë ide të mentorit të tij dhe prandaj vazhdon mbështet tinëzisht Thacin e Vucic në të gjithë bisedat konfidenciale me ta, kurse nga ana tjetër përhap për të tjerët idenë se “ai nuk është dakord në parim me këtë marrëzi por është i detyruar të mbështesë Thaci që të mos e lërë atë vetëm…”.
Frederika Mogherini duke vazhduar të ëndërrojë edhe për pak kohë për cmimin Nobel të Paqes i ka mbështetur fuqimisht të “tre moskëtierët” ballkanas madje ka punuar që të tre të qëndrojnë bashkë për ta cuar deri në fund këtë ide. Kurse dje kur Mogherini pa se ministrat e jashtëm të Gjermanisë, Britanisë, Austrisë, Luksemburgut, Finlandës, e tjerë në mbledhjen informale të ministrave të jashtëm të BE ku u shqyrtua edhe cështja e bisedimeve Kosovë-Serbi, reaguan ashpërsisht kundër kësaj ideje sepse kështu do të ‘hapej kutia e Pandorës” duke “shkaktuar rrjedhje të plagëve të vjetra”…Mogherini krijoi idenë e tërheqjes nga pozicioni i mëparshëm, por përsëri qëndrimi i saj nuk ishte i qartë por i dykuptimtë. Ajo bëri disa deklarata të dykuptimta, edhe pro ministrave të BE por edhe pro Vucic e Thacit, duke mbështetur „çdo rezultat” të këtyre bisedimeve, me kusht që rezultati i tyre të jetë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe atë europiane ose thënë ndryshe “refuzim ndaj planeve për shtete etnikisht të pastra “ që edhe vetë Vucic e Thaci nuk janë shprehur në këtë formë sepse plani i tyre qëndron mbi shtete më të “pastra etnikisht” se cjanë aktualisht Serbia e Kosova, pa u shprehur qartë se cfarë nënkuptojnë me këtë shprehje të drunjtë dhe deri në cfarë mase do të synojnë ta arrijnë këtë objektiv.
Gjithcka mbetet të shihet se cfarë do të ndodhë në 7 shtator në Bruksel…. Por duket se ky plan do të dështojë sepse vëndet e BE ndjejnë rrezikun e madh të efektit domino në Ballkan e gjetiu me pasoja të paparashikueshme për stabiliteti dhe të ardhmen e Europës. Edhë në këtë rast, humbsja e madhe do të jetë Kosova sado të përpiqet më vonë Thaci të dalë nga ky qorrsokak …
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Ministria e Shëndetësisë: 23 të lënduar nga protesta, sot konsultë për protestuesin e dëmtuar në sy
Para 25 minutash

Ministria e Shëndetësisë: 23 të lënduar nga protesta, sot konsultë për protestuesin e dëmtuar në sy

Para 35 minutash

Studentët sot protestë, ora 14.00
Para 1 ore

Studentët sot protestë, ora 14.00

Rrjedhje gazi në Fier, ndërhyjnë zjarrfikësit shmangin tragjedin
Para 1 ore

Rrjedhje gazi në Fier, ndërhyjnë zjarrfikësit shmangin tragjedin

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 13 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 16 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 13 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 15 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.