Italianët kanë nevojë për më shumë punë dhe më pak korrupsion
“Italianët kanë nevojë për më shumë punë dhe më pak korrupsion, dhe ata duhet të ndalojnë fajësimin e BE-së për të gjitha problemet e brendshme të tyre”. Kjo ishte deklarata e presidentit të Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker menjëherë pas formimit të qeverisë së re dhe betimit të saj.
Gjatë sesionit të pyetjeve dhe përgjigjeve me publikun në konferencën në Bruksel “Pakti i Ri për Evropën”. Presidenti i Komisionit Europian gjithashtu ftoi italianët të ndalonin që të shihnin nga BE-në për të shpëtuar rajonet më të varfra të vendit, shkruan repubblica.it.
“Italianët duhet të kujdesen për rajonet e varfra të Italisë, që do të thotë më shumë punë, më pak korrupsion, seriozitet”, tha Juncker.
“Ne do t’i ndihmojmë ata siç e kemi bërë gjithmonë, por nuk duhet të përballemi me lojën e përmbushjes së përgjegjësisë me BE-në: një vend është një vend, një komb është një komb, vendet e para, e dyta Evropa”, tha më tej Juncker.
I pyetur rreth borxhit të madh të Italisë dhe planit për rritje të shpenzimeve publike, Juncker tha se nuk planifikon të mësojë Romën, njejtë sikur kishin bërë shtetet gjermanfolëse me Greqinë.