Izet Haxhia “palos” edhe një ish-ministër të Berishës

Genc Ruli është bërë “shënjestra” e radhës për Izet Haxhinë, në debatin e hapuar lidhur me rrëzimin e mundshëm të avionit me të cilin ish-kryeministri Aleksandër Meksi erdhi në Shqipëri nga Italia. Haxhia, truprojë i presidentit Sali Berisha në atë kohë, e akuzon Rulin se nuk thotë të vërtetë dhe se ka shitur edhe kunatin e tij, të ndjerin Gramoz Pashko.

“Hopa na doli dhe miu Ruli ne pergenjeshtrimin e radhes,pa daljen e tij, mozaiku i mashtruesve nuk mund te ishte i plote.

Nuk doja tju ktheja pergjigje ne nje dite si sot, pasi kjo dite eshte simboli i yt dhe tufes tuaj te mashtruesve e hajduteve,qe nen drejtimin e Kryemashtruesit.

Keni 25 vjet qe mashtroni e vidhni pa ju skuqur fytura juaj e krimit,..Mire qe genjeni e mashtroni por te pakten mos bini ndesh me njeri tjetrin me faktet kokeforta, ne rrenat tuaja..

Thua ne pergenjeshtrimin tend qe u nisem nga Roma me kemguljen time, sepse duhej te ishim ne atdhe sepse pritej te vinte Gensheri ne viziten e tij te pare historike ne Shqipëri.

O mi halesh ti ke qene edhe ne kohe te komunizmit nje funksionar i regjimit ne nje post qe u jepej vetem te besuarve dhe spiuneve te regjimit (drejtor i agroeksportit) mesa me kujtohet ,dhe duhet ta dish se Gensheri ka ardhe per vizite te pare ne vitin 1987 ne vendin tone.

E dyta dhe genjeshtra me e madhe eshte ajo qe do prisnim Gensherin per vizite prandaj kembengula, dhe i bie qe Gensheri te kete ardhur per vizite pas kthimit tuaj, pra pas 11 majit ‘92.

Une po te them qe Gensheri ka ardhur per vizite te dyte ne vendin tone me 22 prill 1992 ka shkuar edhe ne Elbasan ku nje sheshi ju dha emri i tij.

E mbaj mend mire kete vizite se ka qene hera e pare qe kam veshur nje kostum ngjyre tulle dhe me ka ndodhur nje incident per te qeshur .

Kur po zbrisja nga benzi i blinduar i marshallit ku ishte edhe mysafiri i nderuar gjerman,duke u munduar te imitoja shoqeruesit e Gensherit qe hypnin e zbrisnin nga makinat kur ato ishin ne ecje, thashe ta provoje edhe une,por duke zbritur me ngeli xhepi ne forme pllake i xhaketes ne deren e benzit. dhe ashtu me nje xhep ne xhakete vazhdova detyren time.

Ky detaj me beri te kujtoj se vizita e pare e Gensherit eshte bere ne prill edhe para vizites se pare te marshallit ,Bruksel, Strasburg, Paris dhe Rome aty ku une bleva kostumin e famshem qe veshi edhe Fideli ..e bleva me leket e dietave te udhetimit tone te pare me ndihmen e nje punonjesi te ambasades tone ne Itali ,qe ju lut italjanit gjysem ore per te ulur cmimin sepse kisha vetem njeqind dollare nga djetat ,dhe kostumi kushtonte treqind dollare.

Deshe te them dy llafe per ty o turi mi…Neqofte se ne historine njeqind vjecare te shtetit tone ka patur shume zyrtare te korruptuar e hajdute,ti o Genc je ministri dhe zyrtari me i korruptuar e hajdut qe kemi pasur”.

O njeri pa pike karakteri te kujtohet si shite kunatin tend Gramozin per nje post,pas bisedes me marshallin ku te tha-ti Genc ke orbiten tende dhe nuk duhet te ecesh ne orbiten e Gramozit,sepse une do te jape nje post te rendesishem.

Bisede e bere ne prani edhe te Selamit. .Ti je aq i ulet sa per ti bere qejfin marshallit ,sikur ishe ti qe insistove te niseshit dhe te uleshit ne nje piste pa drita .

Çfare akti heroik paske bere o trim i madh ..po te pyes a e takove Gensherin? O njeri i perdorur ..harrove kur te akuzuan per spiun te sigurimit ne keshillin kombetare te PD.

Vete marshalli ngaqe dole kunder rizgjedhjes se tij ne mandatin e dyte te sundimit,kur vendit po i dilte flaka.

Po çfare rendesie ka per ty burreria dhe e verteta,ti per atdhe .zot e per moral e fe ke lekun e vjedhur ketij vendi e populli…

Po vazhdo te besh qejf perderisa ne kete vend sundon krimi ku vjedhja quhet zotesi,krimi quhet force e pushtet ,ku mashrimi dhe genjeshtra quhen virtyt aty ku morali eshte i huaj ku e verteta quhet herezi dhe ai qe e thote kryqezohet e behet lanet ashtu siç po mundoheni te beni ndaj meje ti me shpuren e neveritshme te mashtruesve ,hajduteve ,spiuneve dhe minjeve te haleve qe dirigjohen nga Kryehalja e Shqiperise”, shkruan Izeti në Facebook.

SHKARKO APP