Ja çfarë mendon Ismail Kadare për fuqizimin e Putin
Çfarë mendon Ismail Kadare mbi fuqizimin në rritje të Rusisë së Vladimir Putin, përballë Shteteve të Bashkuara të qeverisura nga Donald Trump?
Në një intervistë për “L’Express” Kadare pergjigjet: Jam i tronditur! Këto çështje, ende kritike, janë katandisur në një ndeshje boksi të dominuar nga vulgariteti më klithës. Megjithatë, unë nuk jam tepër pesimist për të ardhmen e kontinentit tonë – kjo është pa dyshim një tipar i personalitetit tim, rezultat i edukimit tim…
Ndjenja e brishtësisë përshkon gjithashtu “Mëngjeset tuaja në Café Rostand”. Nuk bëhet fjalë për brishtësinë e shkrimtarit, por dobësinë e vendit të tij. Ju jeni si një mjek në shtratin e vuajtjeve të thella të Shqipërisë, që, siç shkruani ju, “e ka humbur Europën dy herë në shekullin e njëzetë”. Shqipëria është ajo që Milan Kundera, në një artikull të famshëm (“Një perëndim i marrë peng”), e quajti një “komb të vogël”?
Ismail Kadare: Po, kjo do të thotë një komb në rrezik, i cili mund të zhbëhet dhe të zhduket… Kjo është ajo që do të thotë miku im Milan. Mund t’ju them të vërtetën? [Duke qeshur.] E pra, kur arrita në Moskë, një zotëri më pyeti pse kisha zgjedhur Rusinë. Ai shtoi se ne ishim, ne, shqiptarët, i vetmi “shtet fashist” që iu bashkuam familjes socialiste… Më kujtohen lavdet që Musolini kishte marrë nga shumë bashkatdhetarë. E gjithë kjo për të thënë se Shqipëria nuk është e sigurt nga një fatkeqësi, ose një përvojë jodemokratike. Rikthimi mund të ndodhë, sidomos në një Europë ku përparon nacionalizmi ksenofob.
Pjese nga intervista e perkthyer nga ” Panorama”a