Ja çfarë mund të vizitoni si turist në vitin 2016 në Evropë

 

Gjermania feston ligjin për birrën, Britania e Madhe 400-vjetorin e vdekjes së Shekspirit. Ja disa nga ngjarjet dhe vendet më interesante për t'u vizituar në vitin 2016 në Evropë.

Evropa është kontinenti më i vizituar në botë. Kjo del nga statistika që publikon çdo vit Organizata Botërore e Turizmit e Kombeve të Bashkuara. Sipas përllogaritjeve të para në vitin 2015 Evropa e tejkaloi për herë të parë kufirin e 600 milionë vizitorëve ndërkombëtarë.

Interesant është pa dyshim i gjithë kontinenti. Por cilat janë ngjarjet dhe vendet me më shumë vlerë për shkak të jubileve në vitin 2016?

Gjermania feston ligjin për birrën dhe parqet

Gjermanët festojnë në vitin 2016 një përvjetor të veçantë: miratimin 500 vjet më parë në Bavari të rregullores për prodhimin e birrës. Në vitin 1516 u vendos që birra duhet të përmbajë vetëm elb, sumbullare (humulus lupulus) dhe ujë. Më vonë u shtua dhe majaja. Kjo rregullore është rregullorja më e vjetër ushqimore që është ende e vlefshme në botë. Viti jubilar fillon me një ceremoni qendrore më 22 prill, në Ingolstadt, ku u miratua ligji për birrën. Në fund të korrikut qyteti i Myniut organizon një Festival triditor të Birrës.

Parku Sanssouci

Parku Sanssouci

Berlini përkujton në vitin 2016 projektuesin e paeqeve Peter Joseph Lenné, i cili vdiq para 150 vjetësh. Ai ka projektuar mjaft parqe sipas shembullit të kopshteve dhe parqeve angleze, ndër to parkun Sanssouci në Potsdam, Ishullin e Pallonjve dhe parkun Glienicke. Të gjithë këta jannë pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

400-vjetori i vdekjes së Shekspirit

Asnjë autor nuk ka krijuar kaq shumë drama me nivel botëror si ai. Këtë vit mbushen 400 vjet nga vdekja e Uilliam Shekspirit. Në Britaninë e Madhe do të ketë shumë shfaqje në teatro, kinema, si dhe koncerte dhe opera në të gjithë vendin.

Në vendlindjen e Shekspirit dhe shtëpinë ku ai ka banuar në Stratford-upon-Avon hapet në janar një ekspozitë të re e përhershme. Ajo paraqet mjedisin shoqëror, familjen dhe miqtë, fqinjët, shokët dhe kolegët e punës të Shekspirit. Pas rinovimeve të shumta pritet të hapet edhe ndërtesa e vjetër e shkollës së Shekspirit, në afërsi të shtëpisë ku ai ka lindur dhe turistët mund të vizitojnë edhe klasën ku ka mësuar ai.

William Shakespeare

William Shakespeare

Kryeqytetet kulturorë të Evropës

Vroclavi në Poloni dhe San Sébastiani në Spanjë, janë kryeqytetet kulturorë të Evropës 2016. Gjatë gjithë vitit aty do të ofrohen koncerte – si në Forumin e sapondërtuar Kombëtar të Musikës edhe në rrugë, në stacione ose në spitale. Po ashtu në të gjithë qytetin do të ketë si ekspozita dhe instalacione. Viti kulturor në Vroclav përfshin edhe dhënien e Çmimeve të Filmit Evropian më 10 dhjetor.

Në aktivitetet në San Sébastian do të jenë në qedër të vëmendjes problemet e së kaluarës së sulmeve të përgjakshme të organizatës terroriste baske ETA dhe problemi i refugjatëve. Po ashtu aty do të ketë edhe një ekspozitë me 300 vepra të piktorëve Goya, Rubens apo Picasso kushtuar dhunës dhe paqes.

Ekspozita të mëdha të artit evropian

Në vitin 2016 është në fokus piktori holandez i Rilindjes Hieronymus Bosch, i cili vdiq 500 vjet më parë. Me këtë rast, për herë të parë shumë nga pikturat e tij kthehen në qytetin e tij të lindjes Hertogenbosch dhe mund të admirohen nga 13 shkurti deri më 8 maj në ekspozitën me titull "Hieronymus Bosch – Vizionet e një gjeniu".

De Hooiwagen nga Hieronymus Bosch

De Hooiwagen nga Hieronymus Bosch

Por ai që dëshiron të shohë një nga veprat më të rëndësishme të Bosch-it, "Kopshtin e Kënaqësive", duhet të shkojë në Prado në Madrid. Kjo pikturë gjendet nga shekulli i 16-të në pronësi të Spanjës dhe ajo nuk jep as hua. Në Prado do të ketë nga 31 maj një ekspozitë të veçantë kuashtuar Bosch-it me më shumë se 60 prej pikturave të tij.

Në Londër, Akademia Mbretërore e Arteve prezantin nga 30 janari deri më 20 prill, ekspozitën "Painting the Modern Garden: Monet to Matisse". Aty do të ekspozohen 120 piktura të piktorëve të mëdhenj si Cezanne, Renoir, Manet, Van Gogh, Kandinsky, Klimt dhe Klee.

SHKARKO APP