Ja dallimi i 8-tave në Durrës: Rama apo Rexhina?

8 vite në krye të shtetit, i 8-ti në listën për deputet në Durrës, Rama vazhdon mashtrimin ndaj durrsakëve me tezën e së resë, me propagandën e progresit dhe së ardhmes, ndërkohë nuk është gjë tjetër veçse një relikt e vjetëruar politike të cilit i kanë mbetur vetëm 30 ditë në karrigen e kryeministrit.

Përballë tij, 8-ta e LSI është një vajzë e re, Rexhina Leka, menaxhere e sukseshme, një vajzë plot ide dhe energji, e sapo angazhuar në politikë me dëshirën për të ndryshuar Durrësin, për të ndalur shpopullimin e vendit, për të sjellë një frymë dhe filozofi të re në politikën dhe qeverisjen e vendit. Rexhina nuk është relikt e konsumuar dhe e korruptuar si 8-ta e Rilindjes në Durrës. Ajo është Rilindja e vërtetë, jo e sektit mafioz por Rilindja e shpresës.

Ky është një dallim i thjeshtë por tejet domethënës për të dalluar të vjetrën korruptive që largohet pasi e zhvati dhe e varfëroi vendin dhe të renë e Durrësit të sotëm, e Shqipërisë së sotme që kërkon shpresë të re, mundësi të reja, një të ardhme të re, jo më të zhytur në korrupsion por një vend europian ku politika, qeveria, parlamenti dhe të gjitha autoritetet që kanë në duar mirëqenien e shqiptarëve t’u përkasin rinisë dhe njerëzve të zakonshëm që e duan këtë vend dhe aspirojnë të ndryshojnë Shqipërinë.

Rexhina dhe jo Rama.

Shpresa e re dhe jo mashtrimi i vjetër. Shqipëria e së ardhmes dhe jo e së shkuarës e cila duhet harruar e prej së cilës duhet të çlirohemi sa më parë.

SHKARKO APP