Ja ku do të luajë Shqipëria në Paris

 

 

Ku do të luajë Shqiperia në Europian dhe me cilat skuadra. Më 12 Dhjetor në orën 08:00 në Paris, do të hidhet edhe shorti i ndarjes së grupeve në Kampionatin Evropian “France 2016”. Në këtë Evropian veçohet fakti që do të jenë pjesëmarrëse plot 24 ekipe.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ato do të ndahen në katër vazo. Në vazon e parë është kampioni i Evropës, Spanja, së bashku me katër kombëtare të tjera, ndërsa në vazot e 2,3 dhe 4 janë të përfshira gjashtë ekipe. Ekipet do të ndahen në gjashtë grupe (A-F), me nga katër ekipe.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sakaq, faqja zyrtare e UEFA-s ka bërë publike edhe çmimet e biletave për të gjitha ndeshjet, ku tashmë zemrat e shumta kuqezi do të brohorasin fort për heronjtë e tyre edhe poshtë Kullës Eiffel. Kështu në ndeshjen hapëse, që do të jetë vendi mikpritës Franca kundër një prej ekipeve që do të shortohet në grup, çmimet e biletave do të variojnë nga 75 euro për një biletë pas porte dhe deri në 595 euro për në tribunë.

Ndërkohë që për ndeshjet në grupe si dhe për fazën e parë të eleminimeve direkte, çmimet do të jenë më të arsyeshme duke variuar nga 25 euro pas porte e deri në 145 euro në tribunë.

Ndeshjet e fazës së grupeve në kampionatin evropian do të zhvillohet nga 10-22 qershor 2016. Ndërsa finalja e këtij kompeticioni do të mbahet më 10 korrik nga ora 21:00.

Ndeshjet e Kampionatit Evropian do të luhen në plot 10 stadiume nga më elektrizuesit, ndërsa ndeshja e parë dhe finalja do të luhen në stadiumin kryesor francez “Stade de France” me një kapacitet maksimal prej 80 mijë vendesh.

Stadiumet: 

Stade de France (Saint-Denis)
Stade Vélodrome (Marseille)
Grand Stade OL (Lyon)
Stade Pierre Mauroy (Lille)
Parc des Princes (Paris)
Futur Stade de Bordeaux (Bordeaux)
Stade Geoffroy-Guichard (Saint-Etienne)
Allianz Riviera (Nice)
Stade Bollaert-Delelis (Lens)
Stadium de Toulouse (Toulouse)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?