Ja një përgjigje brilante ndaj një studenti të pirë
Alkooli dhe telefona celularë, sidomos këta të fundit mund të jenë një këmbim fatal, e këtë e dimë të gjithë ne, nga eksperienca ose e kemi dëgjuar të na thonë.
Por këtë fakt duket se, Patrick Davidson, një student i ri nuk e dinte ende, ashtu siç është treguar nga një përdorues i “Imgur”, i cili ishte bërë protagonist i një gafe që mund të quhet pa frikë si: epike. Ai i ka dërguar një email profesorit të tij, ku e shan dhe ofendon. Po më e madhe është përgjigja që profesori i ka sjellë studentit të tij.
Ja dy emailet:
Ja çfarë shkruan studenti: “Zoti Martin, doja të të thoja që je më të vërtetë një bir k….e dhe më vjen keq që je tullac. Nëse dëshiron të të prezantoj një vajzë që të të rrisë flokët dhe që të kesh edhe ti pak jetë seksuale. Ndërkaq që doja të të kërkoja një shtyrje afati për të dorëzuar detyrën time, pasi në këto momente jam tmerrësisht i dehur dhe nesër do të kem një dhimbje koke të tmerrshme. Vazhdo kështu, kam harruar sërish hyrjen në sallën virtuale. Të dua shumë, shihemi të hënën. Pushim të mbarë në shtëpi”.
Përgjigja epike e profesorit:
“Duket se ti paske pasur me të vërtetë një mbrëmje të madhe. Po të jap një shtyrje për detyrën deri në orën 23:59 minuta të të mërkurës. Të lutem, konsultohu me programin e studimit për mënyrën e dorëzimit të projektit. E vlerëoj shumë preokupimin tënd për flokët e mia, por gruas time i pëlqejnë kështu dhe unë nuk fitoj aq shumë sa të bëj një transplanto. Përveç këtyre, çfarë paske pirë sonte? Herën tjetër që do të më dërgosh një email mua, dua edhe unë një shishe nga ajo që ke pirë ti, kështu do ta harroj atë që ke thënë. Pushim të mbarë”.