Ja si vdiset në Shqipëri kur je gazetar i njohur!

Në 24 orët e treta dhe në 24 orët e katërta, të jetëndrrimit, jeta dhe vepra mediatike dhe jo vetëm, rivendosen në gojën e të mllefosurve të përhershëm, të cilët numërojnë të 1001 të zezat që ata kanë “parë e duruar” nga gazetari, që smundet më të replikojë.

Nga Artur Zheji

Fillimisht flasin në publik autoritetet. Të gjithë pa përjashtim, miq dhe “armiq”. Gërmojnë një fjalë tradicionale diku nëpër xhepat e kujtesës, i rradhisin si tespije qelibari dhe ua hedhin mediave.

Pastaj ca kolegë zemërdhembshur, sidomos nga ata që kanë “ide të përbashkëta”, shkruajnë edhe ata ca rradhë. Nekrologjitë rrëfejnë kush më shumë dhe kush më pak, arsyen e vdekjes, por rreptësisht nuk përmendin detaje.

Kjo është një recetë për 24 orët e para, mbasi të gjithë janë të sigurtë që nuk ngjallesh më.

Mirëpo fill më pas fillojnë komentet e atyre që shumica janë me emër fake dhe Fb fake dhe e rivrasin me sharje dhe vrer “ndjesëpastin”, shumë e shumë herë.

Pastaj vjen një harresë e shpejtë, menjëherë mbas 48 orëve të para, të cilat kanë aty këtu përsëri komente.

Në 24 orët e treta dhe në 24 orët e katërta, të jetëndrrimit, jeta dhe vepra mediatike dhe jo vetëm, rivendosen në gojën e të mllefosurve të përhershëm, të cilët numërojnë të 1001 të zezat që ata kanë “parë e duruar” nga gazetari, që smundet më të replikojë.

Çfarë turpi! Heshtni të paktën njëherë me klasin që nuk keni!

Lexoni edhe:

Andrea Stefani, ikja e një njeriu të padorzueshëm!

 

Për Andrean dhe ata që nuk respektojnë as vdekjen!

Rama, Basha dhe Berisha reagojnë për vdekjen e gazetarit Andrea Stefani

SHKARKO APP