Janë dëshmorë të partisë, jo të atdheut!

Nga Ilir Levonja
Ligji për marrjen e statutit Dëshmor i Atdheut është ndryshuar pafundësisht. Kjo në kuptimin e shtimit të neneve me nënpika të tjera. I fundit rezulton në dhjetorin e vitit 2018-të. Mban firmën e kryetarit aktual të Kuvendit, Gramoz Ruçi. Ish ministër i Brendhsëm i diktaturës komuniste. Dhe një ndër të akuzuarit direkt për vrasjen e 4 studentëve në 2 prill 1991 në Shkodër. Dhe kjo është e kuptueshme. Manipulimi me statutin në fjalë është i pa fund. Ndofta në Shqipëri mund të jetë ligji më i kapur me duar, sidomos në diktaturë pasi duheshin fryrë shifrat e atyre që ranë për lirinë e vendit. Kjo është një punë që u takon konstitucionalistëve, por që në vendin tim ata janë më të politizuar se Enver Hoxha, më të deformuar se Ramiz Alia, Sali Berisha, Fatos Nano dhe së fundi Edi Rama. Ata janë po aq bastardë sa shefat e tyre politikë. Madje shkelin syrin kur ndryshojnë çdo paragraf, mjafton që të rriten gradat shkencore. Megjithëse nuk bëjnë shkencë, por vegjetojnë kancerin social. Kështu që çdo shef nuk e ka problem se kë, ku dhe kur mund të shpallë Dëshmorë të Atdheut.
Studentët e Shkodrës dhe të gjitha ata që humbën jetën në përmbysjen e regjimit, duhet të ishin mirëfilli Dëshmorë të Atdheut. Por nuk janë. Ata janë venduar me titullin Dëshmorë të Demokracisë. Se sa e rregullt është qasja, këtë mund ta thonë ata konstitucionalistët, jo hartuesit e një ligji. Por vendit tim ata i mungojnë. Madje më e pështira është edhe mungesa e mikrofonave të shtypit tek ndonjë të fundmit mohikan të ndërshëm konstitucionalist i mbetur.
Shtypi sot është vetëm një kamarier i pamoralshëm. Studiot po ashtu. Ka një devijim total nga thelbi i Shqipërisë. Gjithçka zien vetëm në replikat personale të njëshave dhe ndihmat me qese vunerabël për fisnikët e varfërisë. Ose ata që janë, janë pjella të politikës, jo etikës hirearkike të rracës së drejtësisë. Institucionit më të domosdoshëm për një vend.
Ndaj në vendin tim një ligj ka pafundësisht nene, pafundësisht pika. Madje një lidhëz shtuese, mund të bëj mrekulli. Kështu edhe me ndryshimet e radhës. Katër miltantë partie shpallen Dëshmorë të Atdheut. Kokat e thinjura heshtin. Ore Zotëri, ata u vranë për karriken tënde. Jo për Atdheun e shkretë.

SHKARKO APP