Jemi shoqeri skizofrenike…

Nga Arian Galdini

Lajmet e dites sot:

1.Gjenden motrat Kajtazi. Prinderit thone se 2 motrat i kene helmuar, djegur shtepine dhe mare 5 milion leke te vjetra. Motrat thone se iken ne kerkim te lirise per shkak se kane vuajtur dhunen dhe keqtrajtimin e prinderve. Debat i madh i shoqerise do te duhej te ishte kjo ceshtje. E verteta duhet kerkuar, por edhe shkaqet e rrenjet e ketyre shkaqeve duhen kerkuar dhe analizuar e debatuar shendetshem. Jo per te personalizuar ceshtjen, por per te zbuluar Majen e Ajsbergut te nje Problematike Sociale qe mund te kemi ketu e me gjere.

2. Nje baba ngacmonte seksualisht 2 vajzat e tij 16 dhe 18 vjecare. Policia e ka arrestuar sot

3. Nje djale fton nje shokun e tij 18 vjecar per birra ne shtepi dhe e kercenon me thike, e godet, rreh dhe perdhunon.

4. Prokuroria bllokon llogarine e nje elbasanlliu qe ka biznes te vogel familjar, per shkak se ky ka blere 100 mije euro nje ferrari e nuk shpjegon dot sesi i ka bere keto 100 mije euro.

Nese brenda 1 dite njeriu lexon keto lajme, cmund te mendoje njeriu i shkrete ne mes te gushtit kur te gjithe nxjerrim foto pushimesh, udhetimesh, ushqimesh, relaksi, shijimesh, natyre te bukur e vendesh te mahnitshme?

Ose ne jetojme nje jete skizofrenike ne nje vend skizofrenik, ose perndryshe ketu ka ardhur fundi i cdo mase durimi e normaliteti…

Imagjinoni pak sikur Prokuroria te bente nje vezhgim vetem ne Profilet tona ne facebook apo ne Instagramet tona, sidomos ne ato qe u perkasin biznesmeneve, politikaneve, gjyqtareve dhe prokuroreve, apo edhe te femijeve te ketyre…

Po ta bente kete, vetem kete gje po te bente Prokuroria, pra te vezhgonte keto Profile Facebooku dhe Instagrami, jam i sigurte se numrat e llogarive bankare qe do te bllokoheshin dhe ceshtjet e dosjet qe do te hapeshin do te ishin te panumerta dhe te bollshme.

Mjafton te shihen fotot e shtepive, vilave, udhetimeve, makinave, orave, veshjeve, sendeve me vlere, faturat e restoranteve qe keta fotografojne dhe postojne per te shitur dengla, mjafton vetem kaq, e do behej nami…

Nuk e di sesa prej tyre e kane shansin dhe mundesine per ti arsyetur burimet e te ardhurave…

Por ja qe Prokuroria ia mbeshtjell nje elbasanlliu qe kushedi kujt ia ka ngrit nervin me guximin per te blere nje ferrari 100 mije dollareshe aty ne qytetin me padron…

Jemi shoqeri skizofrenike…

Prandaj une mendoj e besoj se kemi nevoje per lajme te mira dhe akte te miresise.
Perndryshe nuk ka sherim…

SHKARKO APP