Jepi gaz Sandër Lleshi, por kujdes, një ditë do shëtisësh në rrugët e Tiranës

Nga Ylli Dylgjeri – Kishte kapërcyer ora 24.00 e natës së të shtunës. Takoj rastësisht në bllok ish Ministrin e Rendit, Luan Rama të vitit 2003… Kohë kur Ai ishte Ministër e unë Sekretar i Përgjithshëm i Rendit. Pasi u përshëndetëm vendosëm të shëtisim në atë orë të vonë. Biseda u ndal për ngjarjen e ditës, Protestën. Protestë që ende po vijonte në ato çaste te Drejtoria e Policisë së Tiranës, për ndalim e Sahit Dollapit.
E pyes Luanin:
A përdorëm ndonjëherë në kohën e drejtimit tonë gaz, se nuk po më kujtohet?
Jo – tha prerë Luani. Oso kohe ne nuk kishim gaz. Por të kishim Ty, që na mbysje me gaz humori…
Kështu vazhduam ecjen dhe këmbët na çuan në krye të rrugës që ndërpret Bllokun me Unazën… te kinema Agimi. Por aty na ndodhi e pa pritura…Një valë gazi helmues na zuri fytin, na lotoi sytë, aq sa nuk pashë më ku ika  e ku më çuan këmbët. Frymarja mu morr, lotët më mbuluan deri në vjellje. Nuk e pashë më kolegun në krah se ku ishte…kishim humbur njëri- tjetrin, që se humbëm kurrë asnjë çast kur drejtonim Ministrinë e Rendit të viteve 2003. Na ndau gazi helmues…
Jemi në vitin 2019. Ministër i Brëndshëm është ushtaraku Sandër Lleshi. Jepi gaz Llesh!
Por vetëm Kujdes! Do të shëtisësh një ditë në Tiranë.

SHKARKO APP