Jo të bashkuar, kundër demokracisë në Maqedoni!

Marrveshja e Ohrit ka qenë detyrim prej mbi 15 vjet për tu zbatuar, por nuk u vu në jetë kurrë, për një aryse themelore: Maqedonia nuk ishte shtet demokratik përgjatë këtyre 15 viteve. Ajo vazhdoi të ishte shtet autoritar, dhe përjashtues për shqiptarët.

Nga Mero Baze

Shqiptarët në Maqedoni kanë bashkuar mandatet e fituara nga zgjedhjet e fundit, rreth një qëndrimi të përbashkët politik, për ta pasur një ofertë të vetme, ndaj dy partive maqedonase. Kërkesat sillen rreth të drejtave të premtuara ndaj shqiptarëve në Marrveshjen e Ohrit në vitin 2001, në thelbin e të cilës, është respektimi I shqiptarëve, si element shteformues në MAqedoni.

Entuziazmi që ka ngjallur kjo që po e quaj si  Marrveshja e Tetovës më duket pak artificial.

E vetmja gjë pozitive dhe e paarritur më parë, është se shqiptarët kanë bashkuar votat për të mos u defaktorizuar. Ky është një kusht I nevojshëm, por jo I mjaftueshëm për të garantuar të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni.

Marrveshja e Ohrit ka qenë detyrim prej mbi 15 vjet për tu zbatuar, por nuk u vu në jetë kurrë, për një aryse themelore: Maqedonia nuk ishte shtet demokratik përgjatë këtyre 15 viteve. Ajo vazhdoi të ishte shtet autoritar, dhe përjashtues për shqiptarët.

Në këtë aspekt Marrveshja e Ohrit, mbeti e pazbatuar dhe nga një cështje e demokracisë dhe institucioneve demokratike të shtetit të Maqedonisë, u rikatandis në një çështje etnike që krijonte iluzionin e rremë, se nuk zbatohej ngaqë shqiptarët nuk ishin bashkë.

E vërteta është se shqiptarët gjithnjë janë kthyer në një patericë të pushtetit të Shkupit, duke hyrë në qeveri dhe duke përmbushur orekset e tyre partiake, por arsyeja kryesore përse Marrveshja e Ohrit ka ngelur në letër, është fakti që Maqedonia nuk është një shtet demokratik. Ata kanë ndjekur një politikë segregacioni ndaj shqiptarëve atje, më tej akoma kanë nxitur getoizimin e tyre dhe zhvillimn jashtë konceptit të shtetit maqedon. Pak a shumë politika e Maqedonisë, i ka konceptuar shqiptarët si një geto, për të cilën ka preferuar të flas me të parin e tyre, nëse u duhet pak bukë, ujë, e drita sa të mos vdesin dhe tek tuk dhe ndonjë xhami.

Dhe kjo ka krijuar atë që bashkimi i partive shqiptare, të duket një lajm entuziast.

Por e vërteta e këtyre zgjedhjeve, është se shqiptarë aty tejkaluan vetveten, votuan një subjekt maqedoas dhe rritën fuqinë e tyre përballë një regjimi autokrat. Ky ishte dhe lajmi më entuziast për zgjedhjet. Përfundmi I zgjedhjeve u pa me entuziazëm, si një shpresë që do të goditej rregjimi autoritar I Gruevskit, I cili ka dëmtuar demokracinë, lidhjet e Maqedonisë me Perëndimin, bllokimin e hyrjes në NATO dhe BE, dhe I ka bërë shqiptarët dhe maqedonasit më të pasigurt.

Kështu, që kushti kryesor I shqiptarëve në Maqedoni, nuk duhet të jenë pikat që sillen rreth platformës së Marrveshjes së Ohrit, pasi ajo tani është detyrë e palës maqednase, por duhet të jetë Maqedonia demokratike, properëndimore, si e vetmja garanci për të drejtat e shqiptarëve. Shqiptarët në Maqedoni nuk mund të jenë kurrsesi të lirë dhe të zhvilluar, nëse nuk jetojnë një vend properëndimor, dhe demokratik. Bërja e të gjithëve bashkë, duhet ta përfshinte dhe kushtin e mos bërjes së koalicionit me Gruvskin, si shkaktarin kryesor të një Maqedonie jodemokratike, autoritare dhe antishqiptare.

Nuk kam iluzione për Zajevin, dhe nuk kam të drejt ta gjykoj të ardhmene  shqiptarëve me të, por fakti që shtatëdhjet mijë shqiptarë I kanë dhënë votën, do të thotë mes të tjerash, që ai duhet të ishte palë ose i përfaqësuar në paktin e partive shqiptare, pasi është një nga partitë e mëdha shqiptare, me 70 mij vota. Kushtet e shqiptarëve të bashkuar vlejnë dhe duhet të vlejnë vetëm për Zajevin dhe vetëm për ti hap rrugën një Maqedonie demokratike. Përndryshe Gruevski ua pranon në letër menjeherë që nesër dhe ndryshimi I vetëm është se nëse para zgjedhjeve Gruevski bënte pazar vetëm me Ali Ahmetin, tani do bëhej dhe me tre të tjerë.

Shqiptarët nuk duhet të futen në garë se kush do bëj pazar me palën maqedonase, por si duhet të punojnë me ta për ta bërë Maqedoninë një shtet demokratik, të lirë dhe të barabartë për shqiptarët, ku Perëndimi të jetë garanti I tyre kryesor. Ndryshe një shtet autoritar, që shtyp opozitën dhe median, që është i orientuar nga Rusia dhe ka fobira e paranoja kundër Perëndimit, nuk garanton asgjë për shqiptarët. Në një Maqedoni ku vuan qoftë dhe një maqedonas, ku përgjohen 20 mijë qyetarë, ku burgosen gazetarë dhe shpiken terroristë shqiptarë sa herë ka nevojë pushteti,  ta harroni se do ketë liri dhe drejtësi për shqiptarët. Entuziazmi ”patriotik” për bashkim firmash, mund të kthehet në një flusk sapuni, pasi ato janë kërkesa të 15 viteve të shkuara që u provua se nuk I përfilli askush për shkak të një shteti të padrejt dhe autoritar. Ndaj e keqja duhet goditur në zemër dhe shqiptarët duhet të jenë faktor për një Maqedoni demokratike. Dështimi I demorkcisë atje do të jetë dështim I shtetit maqedon dhe natyrisht I shqiptarëve. TEMA

SHKARKO APP