Jonida Shehu: Si më përndoqi maniaku prej dy vite e gjysëm
Gazetarja Jonida Shehu, ka rrëfyer se si është përndjekur për një periudhë prej dy vite e gjysëm nga Saimir Qefalia, që tashmë ndodhet në burg.
Ajo ka thënë se e denoncoi 33-vjeçarin jo për shkak të mesazheve që i dërgonte në Facebook, por për faktin se e përndiqte kudo.
Edhe pse, duke folur për “Panorama Plus”, ajo ka thënë se nuk kishte frikë, duke qenë se Qefalia i dukej njeri i dobët fizikisht dhe që nuk mund t’i bënte dot gjë.
“Mesazhet në FB ishin veprimi i fundit në darkë, pasi më kishte ndjekur gjithë ditën, kudo ku kisha qenë… derisa u bë vërtet stresuese për mua..
Për mua kjo nuk është histori e re.
Ka pothuajse dy vjet e gjysmë që ai më përndiqte në mënyrë sistematike, çdo ditë, nga mëngjesi në darkë, dhe kudo kam qenë.
Në rrugë, kafe, supermarket, punë, etj. Aq prezent ishte në përditshmërinë time, sa kur punoja tek Ora Neës, vinte e rrinte aty. Nuk di të them ç’ka hequr recepsionistja", shprehet ajo.
Shehu thotë se e ka takuar atë dhe është përpjekur ta ndihmojë me ndonjë mjek, por pastaj hoqi dorë, pasi “ishte e tepërt që të humbisja kohën me një njeri që nuk e njihja”./