Juan Manuel Santos nga humbës në nobelist i paqes
Një javë dramatike për presidentin e Kolumbisë Juan Manuel Santos, pas dështimit në referendum të marrëveshjes së paqes me guarialist FARC në Kolumbi, ai nderohet me Çmimin Nobel të Paqes.
Lajmi nga Oslo u mbërriti njerëzve në Kolumbi përmes edicioneve televizive të mëngjesit: „Historike, Juan Manuel Santos është nobelisti i paqes”, shkruan me entuziazëm pak minuta pas orës katër të mënegjesit „El Tiempo”, gazeta më e rëndësishme në vend, që dikur i përkiste babit të tij Enrique. Vetëm pak minuta më vonë reagoi edhe zyra e shtypit të presidencës. „I shtangur dhe mirënjohës”, është presidenti, thuhet në deklaratën e parë nga Casa Narino. Santos, me profesion jurist dhe gazetar, me këtë vlerësim përjeton një fund të lumtur të një jave dramatike. Në orën 7, sipas orës lokale, kur shumcia e njerëzve hapin televizorin në Kolumbi ose rrugës për në punë dëgjojnë radio, ai do t’i drejtohet popullit me një fjalim. Jo vetëm si kreu i shtetit, por edhe si nobelist i paqes. Do të jetë një fjalim, që sërish do të japë shpresë, pas një jave plot dështime.
Santos ndihej mëse i sigurtë
Të dielën (02.10) u rrëzua në referendum popullor marrëveshja e tij e paqes me guerilasit e majtë FARC. Katër vjet rresht delegacioni i tij ka negociuar në kryeqyetin e Kubës, Havana, me FARC për të arritur në fund një marrëveshje. Por kjo marrëveshje kishte mjaft defekte teknike, që u shfrytëzuan prej kundërshtarëve të kampit konservator. Por Santos rezistoi, ai ndihej i sigurtë. Shumë i sigurtë. Nënshkrimi ceremonial i marrëveshjes në Kartegjenë para referendumit u kthye në një farsë për shkak të votës negative.
Mbështetje në rrugë
Natën e dështimit më të madh Santos përpiqej të gjente fjalët e përshtatshme. Ai nuk ka një plan B, pati theksuar kreu i shtetit në vigjilje të refrendumit. Por tani ai ka nevojë për një plan. Mbështetja i erdhi më në fund nga rruga. Atje ku deri tani nuk ishte përhapur euforia e paqes. Dhjetra mijëra studentë marshuan të mërkurën (05.10) me qirinj dhe këmisha të bardha në sheshin Bolivar në qendër të qytetit. Që këtej presidenti mundi të dëgjojë se si bashkëatdhetarët e tij këndonin himnin kombëtar. Selia e presidentit ndodhet vetëm një hap larg njerëzve që këndojnë. Me zë të qetë, nën dritat e paqes. Kjo i dha atij kurajo. Santos u kërkoi kundërshtarëve të kampit refuzues që të pozicionohen. Duhet vepruar shpejt, në mënyrë që procesi i paqes të mos shpërbëhet në mijëra copëza, u kërkoi Santos kundërshtarëve.
Çmimi Nobeli Paqes i jep atij autoritet
Çmimi Nobel i Paqes tani i jep atij autoritetin, që ia mori referendumi popoullor. Santos është kthyer në pokerin për paqen. Papa Françesku ishte një ndër nxitësit dhe këshilltarët në përpjekejt e tij për paqen. „Presidenti Santos ka riskuar gjithçka për paqen”, tha Papa Françeku para një jave. Me këtë kreu i kishës donte ta mbështeste kolumbianin. Por kreu i kishës mendonte, se referendumi do të mbyllej me një po me diferencë të ngushtë votash. Tani Santosit nuk i duhet më kjo mbështetje. Ai me Çmimin Nobel të Paqes moralisht qendron mbi dështimet e përditshmërisë politike. Ai tani do të mund të debatojë sërish si i barabartë me rivalin e tij politik ish-presidentin Alvaro Uribe.
Për paqen në Kolumbi ky është një shans i ri. E ndoshta edhe i fundit.