Kadri Morina nderohet me titullin “Akademik i Nderit për vitin 2016” nga Accademia Bonifaciana

Presidenti i Kompanisë së Sigurimeve Eurosig e Insig, Kadri Morina u vlerësua në Itali nga Akademia Papale Bonifaciana me titullin “Akademik i Nderit për vitin 2016” me motivimin “për impenjimin e kontributin aktiv kulturor e social në realizimin e idealeve, vlerave e qëllimeve të kësaj Akademie”.

ccc

 

Në këtë ceremoni e cila u zhvillua në qytetin e Anagnit, mjaft pranë Romës, e njohur ndryshe edhe si qyteza e Papëve, dhe vendndodhja e selisë qendrore e kësaj Akademie, morën pjesë Presidenti i Republikës së Kosovës  Hashim Thaçi, Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Romë, Alma Lama, ish Ambasadori i Shqipërisë në Selinë e Shenjtë Zef Bushati, Kardinali Edwin Frederick O’ Brian, Kardinali Kurt Kock, President i Këshillit të Bashkimit të Krishterë, Arqipeshkopë të ardhur nga e gjithë bota, politikanë e parlamentarë italianë, si dhe përfaqësues së misioneve të ndryshme diplomatike pranë Selisë së Shenjtë.

Akademia Bonifacciana, prej vitit 2003 e ka kthyer në traditë vlerësimin me çmimin “Bonifacio” të personaliteteve të suksesshëm në fushën fetare, sociale, politiko e kulturore të zgjedhur nga Komiteti shkencor i kësaj Akademie.

Çmimi Bonifacio mban në historikun e tij vlerësime ndaj personaliteteve të rëndësishme si Papa Gjon Pali i II, Presidentët e Republikës Italiane Oscar Luigi Scalfaro e Carlo Azeglio Ciampi, nobelistja Rita Levi Montalcini etj.

Fjala e falënderimit të Presidentit të Kompanisë Eurosig e Insig, Kadri Morina u prit me mjaft interes nga të pranishmit. “Unë jam mysliman, u shpreh ai, vij nga një familje praktikuese e besimit mysliman, por si çdo shqiptar jetojmë në vendin tonë një frymë vëllazërimi e harmonie fetare, ndaj dhe impenjimet e kontributet e mia nuk kanë njohur asnjë kufi ndarës”.

Gjithashtu përshëndeti këtë ceremoni edhe Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi i cili falënderoi popullin italian për mikpritjen që i ka bërë familjeve e fëmijëve kosovarë gjatë viteve të vështira të luftës si dhe impenjimin e vazhdueshëm të qeverisë italaine e të Selisë së Shenjtë në vlerësimin e rrugës së zhvillimit të shtetit të Kosovës.

Çmimi ndërkombëtar “Akademi i Nderit për vitin 2016” Kadri Morinës iu dorëzua nga Presidenti i Akademisë Bonifaciana Kavalier, Doktor Sante De Angelis.

mo1

vvv

SHKARKO APP