Karrigethyeri dhe fati i Shqipërisë !

Nga Nora Malaj –

Nën dirigjimin dhe nën piskamën retorike të një KM që e ndjen karrigethyerjem sot Parlamenti i deputetëve robotë, votoi një nga dokumetat më të turpshme ,duke minuar demokracinë dhe e duke nxjerrë cullak situatën , se për të e sektin e tij rilindas , i rëndësishëm është pushtetit dhe venia në diktatë e popullatës dhe vendit , nga frika se tashmë karrigeve të pushtetit iu janë thyer këmbet dhe me vullnet të lirë askush më nuk i voton.
Qartë e pastër , pasi i fyeu , i “rrahu” e nuk u la gjë pa thënë deputetëve në Parlament , i rreshtoi si robot , që të votonin Kodin, dokumetin më antidemokratikë ndonjëherë, duke treguar se ku është katandisur Parlameti .
Turp që historia do ta shkruajë në faqet më të erreta të Parlamentarizmit dhe historisë së tij.
E nuk vonoi dhe Parlamenti Europian reagoi me deklaratën e tij:
“Deklaratë e Përfaqësuesit për Politikën e Jashtme të PPE në Parlamentin Europian, Eurodeputeti Michael Gahler:
Duke votuar sot shkeljen e Marrëveshjes së 5 Qershorit të negociuar nga Bashkimi Evropian me opozitën, kryeministri shqiptar Edi Rama hodhi një hije të errët mbi zgjedhjet e ardhshme të prillit, të cilat duhet të ishin të lira e të ndershme, dhe më të mira se të mëparshmet.
Me këtë veprim Rama qartësisht pengon integrimin evropian të Shqipërisë. Më saktësisht, shkelja e marrëveshjes së 5 Qershorit rrezikon të bllokojë dhe të shtyjë Konferencën e parë Ndërqeveritare si hapin e parë për fillimin e negociatave të pranimit në BE.
Shqipëria meriton shumë më mirë se kaq. Ne i bëjmë thirrje Presidentit ti kthejë ligjin e sotëm Parlamentit. Ne i bëjmë thirrje Kryeministrit Rama të rishikojë pozicionin e tij për hir të së ardhmes evropiane të popullit shqiptar.”
Po nje gjë është e vertetë. Popullit i ka ardhur në “majë të hundês” dhe mezi po pret të shperthej. Një gjë është e qartë , si drita e diellit, Rama Ik! i del natyrshëm pas cdo ofshame që nxjerrë kur nuk ka shtëpi ku të fus kokën, të ardhura për të jetuar, shkolla pēr tē shkolluar fëmijët, punë për të jetuar dhe liri aq shumë të ëndërruar .
Teksa lexon ketë deklaraktë ndjen sesa i braktisur dhe i marrë nëpër këmbë. është ky popull nga kjo qeverisje .
Një gjë është e qartë se ky popull nuk është një shoqëri delesh, që të lejojë të drejtohet nga një qeveri ujqërish.
Fundi është i shpejt! Pranvera e ardhshme , do të jetë largimi nga sekti dhe njeriu
që dhe fëmijtë në korri i therrasin: Rama Ik!
Kur nuk te do fëmija , mos prit të të dojë Perëndia !
1 Share
Like
Comment
Share

SHKARKO APP