Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 13:14 Rama reagon për të riun e plagosur në sy: Do të trajtohet në Itali Kryeministri Edi Rama ka reaguar në platformën X lidhur me protestën e dhunshme në Tiranë dhe plagosjen në sy të 28-vjeçarit nga Elbasani, Erjon…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kasta shqiptare. Shkëlqimi dhe rënia e afërt e KM-së…

Forum E enjte, 19 Gusht 2021 06:41
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Artur Zheji –

Është “Kasta” një koncept që unë, për së pari e kam ndeshur në Itali dhe ka të bëjë me një shtresë njerëzish, dhe gjithmonë e më shumë me një shtresë apo grup familjesh të pasura apo të stërpasura, që kanë një pushtet të veçantë, në një shoqëri të pa zhvilluar mirë ose të zhvilluar keq.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-st...

Para 12 minutash
Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

24 Tetor 2026, 09:28
Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

23 Tetor 2026, 15:57

Kasta, është një grupim, përtej të Majtës dhe të Djathtës dhe që përfshin edhe të Majtën, edhe të Djathtën e klasës politike dhe ekonomike të një Vendi.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kasta, përbashkohet dhe bën marrëveshje ndërmjet nëngrupeve të fuqishme politike dhe ekonomike, nga e cila përbëhet, të cilat udhëhiqen sëpari nga Paraja dhe Pushteti i duhur, për ta mbrojtur dhe për të shtuar atë, Paranë pra. Ajo hiqet, por nuk është një Borgjezi e mirëfilltë kombëtare.

Në vendet e mëdha, Kasta, organizohet edhe në shoqata sekrete masonike, ku në mënyrë sekrete pra, përfaqsuesit më të spikatur, takohen, për të përcaktuar zonat e influencës, për mbështetjen përcaktuese të aksh force politike që ju intereson më shumë, për rekrutimet në sistemin qeverisës, në prodhimin e ligjeve të veçanta sipas nevojave të tyre ekonomike, për rekrutimet në sistemin e Drejtësisë, të Shërbimeve Inteligjente dhe në Forcat Ushtarake.

Madje Kastat e Vendeve të mëdha e të zhvilluara, krijojnë edhe lidhje ndërkombëtare të fuqishme, që janë përcaktuese në territore, shpesh shumë të mëdha. Në përgjithësi, këto prirje kombëtare dhe ndërkombëtare të Kastave, luftohen nga Shteti, që përfaqson organizimin klasik të shoqërisë, ku edhe populli, është i përfaqsuar dhe gëzon mbrojtje dhe ndihmë.

Rasti shqiptar, ku mbizotëron qesharakja dhe grabitqarllëku primitiv, është pothuajse krejt i përmbysur në prirjen e vet për të krijuar Kastë, sepse Kasta dhe Shteti, janë Ortakë dhe aspak konkurentë.

Fallsifikimi i madh, që ndodhi në vitet ’90, që pasoi rrëzimin e sistemit diktatorial, që edhe ay, kontrollohej nga disa familje të fuqishme përreth Enver Hoxhës, ndërroi Sistemin e marrëdhënieve me pronën dhe teorikisht, i hoqi Partisë së Punës, monopolin politik që zotëronte, por, partitë e reja që u krijuan, u “sulmuan”, nga ish agjentë të Sigurimit, që infiltruan dhe morrën poste kyçe, në çdo qelizë të shoqërisë së re politike dhe ekonomike, që po krijohej.

Qëllimi u bë i qartë me kalimin e kohës, kishte Dy Faza kryesore:

– Shndrrimin e ish pushtetit absolut politik, në një pushtet të ri ekonomik, në përputhje me modelin ekonomik kapitalist.

– Konservimin e familjeve të mëdha, pjesë të ish Kupolës Komuniste, në pritje të ditëve më të mira dhe të favorshme për riciklimin e nesërm.

Gjithë kjo skemë, nuk kishte më asgjë ideologjike, që lidhej me të Majtën klasike, nga ku edhe lindën komunistët e parë, idealistë shqiptarë, por kishte thjesht një prirje klanore dhe fisi, që filloi si mbijetesë dhe sot është pushteti më i fortë që kontrollon Shqipërinë.

Pikërisht ky pushtet ekonomik dhe politik, vepron sot, më shumë se asnjëherë si një Kastë, e cila ka zgjatimet e veta, në të gjitha qelizat shqiptare, ku prodhohet para, ku ka pasuri kombëtare për tu thithur dhe zhvatur, në të gjitha qelizat strategjike të kontrollit.Kasta, gjithësesi nuk është një objekt, nuk është pra një dollap apo një magazinë, nuk është një makinë apo një fushë me misër, por është krijuar dhe mbahet në këmbë, si një Marrëdhënie njerëzish, ku të paktën, zotësia individuale e personit, luan një rol të rëndësishëm.

Të paktën kështu ka funksionuar deri dje, Kasta shqiptare rrokopujë dhe anadollake, deri në marrjen e pushtetit nga KM-ja i sotëm.

I cili bëri një grusht shteti në zemër të Kastës politike dhe ekonomike, duke e etiketuar “Rilindja”, që është thjesht një kod identifikimi dhe ska asgjë ideologjikisht të veçantë dhe të respektueshme.

Në të vërtetë, KM-ja i sotëm, për të qenë padron i gjithfuqishëm i Kastës së sotme, riktheu në pushtet të drejtëpërdrejtë, të gjithë pinjollët e Familjeve të Mëdha Komuniste, tashmë në brezin e tyre të dytë apo të tretë, duke synuar një aleancë të domosdoshme me strukturat e ish Sigurimit të Shtetit.

Mirëpo ay, KM-ja, e “demokratizoi” Kastën, duke futur në shërbim të saj, shumë djem nga populli, që për fat të keq, janë shumica dërmuese, banditë (kuptohet e kemi fjalën për Kapo dhe për Shefa Bandash), në kuptimin më të drejtëpërdrejtë të fjalës dhe që kanë si referencë direkte KM-në, shpesh herë pa ndërmjetës.

Synimi është i qartë, herët a vonë, Grushti i Shtetit, i KM-së ambicioz dhe zbuluar si virtuoz në këtë drejtim, po shkon drejt pushtetit absolut të Individit të tij, sepse padyshim, Absolutizmi, shkakton një furtunë orgazmash mendore dhe psikologjike, një tundim ky, për të cilin KM-ja nuk mund të jetë fajtor, është natyra njerëzore e njerzve sidoqoftë me prirje të veçanta, që nuk rresht së kërkuari këtë “drogë”, emocionesh të forta.

Kasta që kishim më parë, kishte shumë më tepër të çara dhe shumë më tepër hapësira të lira, edhe për djemtë e vajzat e popullit, që jo detyrimisht ishin banditë dhe votambledhës në të njejtën kohë, kurse kjo që po kolaudohet sot, është për nga natyra, shumë afër diktaturës, sidomos mbas kapjes së vendosur të sistemit të drejtësisë.

Një sistem i korruptuar deri në palcë, por që, në emër të Reformimit, po shndrrohet në një Agjenci Shërbimesh, të Dhunës politike, në shërbim të një force të vetme politike e, rrjedhimisht në shërbim të drejtëpërdrejtë të celularit të KM-së dhe kupolës së tij, personale dhe jo partiake.

Kjo e ka tronditur Kastën e mëparshme dhe tashmë lufta ka filluar.

Ashtu si ndodh me diktatorët e kohëve moderne, sistemi kapitalist, me të gjitha të metat e tija antihumane, e refuzon Diktaturën dhe Diktatorin dhe përkëdhelja qindramilionëshe euro, që KM-ja u bën bizneseve të mëdha, pjesë e Kastës së Vjetër, është e pamjaftueshme për të bërë “Paqen e Diktatorit” me kapitalizmin.

Kështuqë KM-ja, sa më shumë e rrit suksesshëm Pushtetin e tij personal, me Iluzionin se po mbrrin realizimin e Ëndrës së tij, aq më shumë i afrohet në të vërtetë, përplasjes që mund të shënojë fundin dramatik të tij.

Në kapitalizëm, Diktatura është e pamundur ose krejt jetëshkurtër, prandaj dhe Bota, e ruan me xhelozi dhe vetëdije këtë sistem ekonomik.

Por këto KM-ja, krejt profan në njohjen e doktrinave dhe filozofisë politike, dehur me të drejtë nga sukseset e deritashme, rethuar nga “pronarë të hapësirës dhe të influencës së trurit dhe të pushtetit të tij”, nuk ka se si ti dijë dhe nuk ka se si ti fusë në ekuacionin e vet të përditshëm. 360grade.al

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Rama reagon për të riun e plagosur në sy: Do të trajtohet në Itali
Para 7 minutash

Rama reagon për të riun e plagosur në sy: Do të trajtohet në Itali

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij
Para 12 minutash

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij

28-vjeçari i plagosur në sy do të kurohet në Itali
Para 16 minutash

28-vjeçari i plagosur në sy do të kurohet në Itali

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!
Para 52 minutash

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 16 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 19 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 16 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

4 Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026
Para 5 orësh

Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.