Kastriot Islami: Rama, hajdut i lidhur me “kriminelët” dhe “blerjen e votave”

Nga Kastriot Islami-

Shumë persona kanë frikë ta cilësojnë Ramën, edhe hajdut-zotërues të pasruisë ilegjitime, dhe “shok” të individëve me rekorde të tmerrshme kriminale… dhe të implikuar” në blerjen e votave dhe kërcënimin e votuesve! Përse?

Sepse mendojnë që Rama do ti akuzojë në gjyq për “shpifje”…

Frikë duhet të ketë Rama që mbrohet me gënjeshtra e mashtrime….dhe jo bartësit e të vërtetës…Përse?

Le ti marrim një nga një të tre cilësimet…

• “Rama-hajdut” që hidhet përpjetë me xheste e ulurima po ta etiketosh në ndonjë emision televiziv të tillë…. ! Po si është e vërteta për të “cilësim” që Rama e ka mbi kurriz dhe nuk e ka fshirë ende dot deri më sot…Nga zyra e Prezencës së OSBE në Tiranë, një media në Shqipëri, ka botuar një “material të rrjedhur” ku shkruhet se “Rama është zotërues i 200 milion dollarëve, të fshehur në një llogari në off shore në SHBA, në emër të të vëllait të tij…” Rama edhe sot e kësaj dite nuk e ka pastruar këtë “cilësim”… Më konkretisht Rama nuk ka hedhur asnjëherë në gjyq për sfpifje Zurën e OSBE në Tiranë, ndërkohë që ky lajm është shumë i rëndë… Unë do të vazhdoj ta besoj dhe ta përdor derisa një gjykatë ta shpallë lajmin të pavërtetë dhe zyërn e OSBE ta ndëshkojë is përhapëse e një “shpifjeje”… Pra sot në këto rrethan Rama rezulton një “hajdut” ose më saktë një zotërues i një pasurie të paligjshme…

• “Rama i lidhur me kriminelët”… Nuk po marr në konsideratë të gjithë individët e kandiduar prej tij për deputetë në vitet 2009, 2013 dhe 2017 apo të gjithë kandidatët për kryetar të bashkive që kanë rezultuar në një marë të konsiderueshme “individë me rekorde të tmerrshme kriminale”… dhe provuar në këtë mënyrë lidhjet e tij me “krimin e kriminelët…”. Mjafton vetëm njëri prej tyre; ish-kryetari i Bashkisë së Kavajës. Rama për rekordet “kriminale” të këtij kandidati (për arsye etike nuk po ja përmend emrin)…ishte bërë me dije publikisht jo vetëm nga opozita por edhe nga ambasadori i SHBA në Tiranë Donald Lu…Rama jo vetëm e kandidoi por edhe e mbështeti haptas dhe vetëm pasi u kap me “presh në dorë” ky individ u largua nga drejtimi i bashkisë. Ky rast, e vecanërisht insistimi i Edi Ramës për ta mbështetur këtë individ deri në zgjedhjen e tij si kryetar bashkie “provon’” qartësisht lidhjet e Ramës me individët me rekorde të tmerrshme kriminale dhe “shoqërinë e ngushtë të Ramës me këtë kategori individësh..”

• Rama, i ‘implikuar” në blerjen e votave dhe kërcënimin e votuesve…Në dosjet 184 dhe 339 provohet me zë e me figurë implikimi i Kupolës” së Rilindjes në blerjen e votave në Dibër e Shjiak, lidhjet e personazheve politike me individë të “implikuar” në afera kriminale e trafiqesh dhe kërcënimin e votuesve përmes këtyre individë me shumë gjasa me porosi të Ramës e të kupolës së Rilindjes… Akuza për gjithcka po shkruaj në këto rrjeshta I është bërë Rama nga media e shumëlexuar në Gjermani BILD…I ndodhur nën një presion të madh, të brëndshmë e të jashtëm, Rama e hodhi në gjyq median BILD por më vonë hoqi dorë… Pra deri më sot Rama nuk ka mundur përmes një procesi gjyqsor ti përgënjështojë këto “cilësime-akuza”… Derisa Rama të mos hedhë në gjyq BILD e të fitojë “pastërtinë” duke ëkrkuar njëkohësisht ndëshkimin e BLID unë do të vazhdoj të besoj dhe të deklaroj se Rama është ideatori i blerjes së votave dhe kërcënimit të votuesve, pra “hajdut i votave dhe drejtues I individëve me rekorde kriminale për të kërcënuar votuesit” duke tjetërsuar rezultatin zgjedhor, pra një kryeministër ilegjitim i dalë nga vota të blera…

Kaq këtë rradhë.. se Rama kujton se duke kontrolluar gjyqsorin apo duke uluritur nëpër ekranet e medias që kontrollon do të friksojë njerzit e ndershëm tja thonë të vërtetën në sy… Cdo fillim ka një fund.. dhe fundi për Ramën ka ardhur!

Duket se kjo ditë po vjen dhe largimin e frikës vecse e afron këtë ditë me shpejtësi të paimagjinueshme…

Mesa duket Rama i kapur peng nga frika e humbjes së pushtetit për shkak edhe të të gjithë këtyre zullumeve që ka kryer, nuk pranon të largohet sic ka ndodhur cdo tetë vjetë në këto 30 vjetët e fundit….

Por sa më shumë tenton të mbajë të mbërthyer pushtetin e kapur prej tij me paratë e pista të korrupsionit, apo të lidhjeve me krimin e trafiqet, aq më i fortë do të jetë ndëshkimi politik, qytetar dhe penal…

Syri.net
9 qershor 2020

SHKARKO APP