Kë të dëgjojë qeveria më shumë ekonomistët apo epidemiologët?

Goditja në rritje që po i bëhet ekonomisë nga izolimet e koronavirusit po nxit dyshimet se liderët qeveritarë po dëgjojnë më shumë seç duhet epidemiologët dhe jo mjaftueshëm ekonomistët.

Kjo është e kuptueshme. Edhe sikur ekonomistët të ishin në drejtim, përgjigjet e politikave të marra nga qeveria përsëri nuk do të ishin shumë ndryshe. Ndonëse epidemiologët dhe ekonomistët studiojnë probleme të ndryshme, qasjet e tyre janë të ngjashme pasi të dy bazohen shumë nga statistikat.

Epidemiologët e dinë se distancimi social i tepruar është i dëmshëm si në aspektin e rrogave të humbura ashtu dhe në aspektin e shëndetit fizik e mendor. Gjithashtu dëmton proçesin e mësimmarrjes tek fëmijët kur shkollat mbyllen. Ekonomistët njëlloj si epidemiologët e dinë se dhe pa karantinat, pandemia shkakton kosto të mëdha në ekonomi, ul konsumin, jetë njerëzish humbasin, shëndeti i njerëzve dobësohet dhe pasiguria rritet.

Por krijimi i një politike për t’iu përgjigjur pandemisë kërkon këndvështrime nga të dyja disiplinat shkencore. Epidemiologët duhet që të përllogarisin benefitet e distancimit social në jetët e shpëtuara dhe ekonomistët të kalkulojnë kostot në vendet e punës dhe të ardhurat e humbura. Derir tani duket se benefitet e ardhura nga distancimi social tejkalojnë kostot ndonëse ky konkluzion ka dhe paqartësira në përfundimin e tij. Me kalimin e kohës guvernatorët do nisin të hapin qytetet dhe ekonomistët me epidemiologët duhet që t’iu gjenden pranë me ndërhyrje të mirëmenduara në mënyrë që sa më shumë jetë njerëzish të shpëtohen si dhe kostoja ekonomike të ulet sa më shumë.

Modelet bazikë të pandemive nisin me përllogaritjet se çfarë përqindje e popullsisë është e rrezikuar të infektohet, çfarë përqindje ka për t’u infektuar e sa shpejtë, dhe çfarë përqindje do të shërohet. Këto modele bazikë më pas mund të pasurohen me variabla të tjerë që marrin në konsideratë zonat gjeografike të ndryshme me densitetet e popullsive përkatëse.

Aleksandër Vespignani drejtor i Institutit të Shkencave të Rrjetit (Network Science Institute) në Northeastern University drejton një ekip që ka modeluar përhapjen e koronavirusit dhe shumë pandemive të tjera. Modelet e tyre e ndajnë ShBA-në në segmente prej 10 milje katrorësh, duke përfshirë në to trafikun ajror lëvizjet e zakonshme të qytetarëve e më pas kanë përfshirë në to dhe masat kufizuese si mbylljet e shkollave, bareve etj.

Benefitet e masave zbutëse mund të gjehen duke krahasuar projeksionet aktuale e numrit të të vdekurve me një shifër të përllogaritur nëse asnjë masë zbutëse e izolimit nuk do të ishte marrë. Një ekip studiuesish në Imperial College London në mes të marsit vendosën një numër të përllogaritur prej 2.2 milionë vdekjesh në ShBA dhe ekipi i studiuesve i zotit Vespignani ka marrë të njëjtin rezultat. Skenarë të këtillë mbase nuk ndodhin në jetën reale, por njerëzit vetë do kryenin distancimin social edhe nëse qeveria nuk do t’a kishte urdhëruar. Gjithsesi është një tregues i vlefshëm.

Ekipi i Northeastern University e përllogarit numrin aktual të vdekjeve në ShBA që prej 15 prillit të jetë rreth 34,000 (kjo shifër rezulton të jetë më e lartë se numri i raportuar) krahasuar me 159,000 në skenarin në të cilin nuk janë marrë masa lehtësuese duke lënë të nënkuptohet që masat lehtësuese kanë shpëtuar më shumë jetë njerëzish, me rreth 100,000 jetë, nëse s’do të ishin marrë masa lehtësuese të karantintës. Në fund të muajit modeli projekton të ketë 53,000 vdekje krahasuar me 584,000 vdekjet që mund të ndodhin nëse sdo merren masa lehtësuese të karantinës. Por në gjithë këto vlera ka shumë paqartësira.

Po cila është vlera e këtyre jetëve të shpëtuara? Çdo jetë është e çmuar por njerëzit sidoqoftë vendosin një vlerë monetare mbi të, siç ndodh në rastet e siguracioneve të jetës. Rregullatorët federalë sipas statistikave të tyre e vendosin jetën e një njeriu në vlerën prej 10 milionë dollarë. Tani shumëzoheni këtë vlerë me jetët e shpëtuara si rrjedhojë e masave lehtësuese të izolimit edhe kjo vlerë tani kap shumën prej 1 trilionë dollarësh ndërsa në fund të muajit vlerën prej 5 trilionë dollarësh.

Këto janë përllogaritje dhe mënyrat e kalkulimit të benefiteve ndryshojnë. Në mars një kërkim i publikuar nga Michael Greenstone dhe Vishan Nigam të universitetit të Chicagos i ka vënë një vlerë më të vogël të moshuarve dhe vlerë më të madhe të të rinjve. E mbi këtë bazë ata konkludojnë se tre muajt e distancimit social mund të shpëtojnë rreth 1.7 milionë jetë njerëzish me vlerë prej 8 trilionë dollarë.

Pra, benefitet e kalkuluara nga ekonomistët duken se janë shumë të mëdha nga këto masa të distancimit social që janë marrë. Po kostot vallë sa janë? Ekonomistët e survejuar nga “The Wall Street Journal” parashikojnë një rritje të GDP-së prej 0.9% gjer në 2022-shin. Kjo është me 1% më pak që ishte parashikuar në janar me 1.9%, përpara se masat e distancimit social të ndërmerreshin. Unë e përllogaris që ky kontraktim ekonomik nga ai që ishte parashikuar në Janar të kapë vlerën prej 3 trilionë dollarëve. Kështu që nëse krahasohen këto vlera, pra të njerëzve të shpëtuar me atë të rritjes ekonomike të ulët rezulton që masat e marra gjer tani t’ia kenë vlejtur. Por duhet patur parasysh se qeveritë nuk mund t’a kompensojnë këtë humbje thjesht duke ngritur kufizimet e vëna, kjo pasi shumë njerëz do të vazhdonin të qëndronin në shtëpi prej frikës të infektimit.

Por përllogaritja ime e GDP-së së humbur nuk e përfshin tkurrjen e rritjes ekonomike që mund të transmetohet e pas 2022-shit, e po kështu nuk përfshin kostot jo-monetare si më pak socializim dhe dëmin afat-gjatë të shëndetit mendor e atij në të mësuar. Gjithashtu ekonomistët mbase janë duke e nënvlerësuar efektin në kohë të goditjes së pandemisë në punësim dhe në të ardhurat e njerëzve. Parashikimi më pesimist në survejimin e fundit tregon një humbje prej 7.5 trilionë dollarësh, më shumë se dyfishin e skenarit të mesëm.

Përllogaritjet e vdekjeve gjithashtu nuk janë të qarta. Nëse normat e vdekshmërisë janë mbivlerësuar atëherë përllogaritjet e 2.2 milionë vdekjeve mbase janë shumë të larta. Zoti Vespignani shprehet se nuk ka gjasa që të ndryshojë shumë pasi dhe epidemilogët janë konfidentë se norma e vdekshmërisë është pak a shumë kaq. Por ai shton se epidemiologët dinë shumë më pak mbi covid-19 krahasuar me gripin e zakonshëm dhe Ebolën. Psh ata nuk e dinë përqindjen e infeksioneve asimptomatike të cilat ndikojnë në përllogaritjet se sa shpejtë dhe se sa larg transmetohen infeksionet.

Por mungesa më e madhe në njohuritë tona përfshin kostot dhe benefitet e lehtësimit të masave izoluese që ne marrim si individ. Modelet epidemiologe mund të përllogarisin benefitin agregat përsa i përket jetëve të shpëtuara, por janë shumë më pak preçizë në benefitin e masave individuale të ndërmarra.

Mbushja e këtij hendeku është thelbësor tani në mënyrë që guvernatorët të mund të vlerësojnë mënyrat më efektive e më pak të kushtueshme për t’a rihapur ekonominë, siç mund të jenë veshja e maskave për popullisnë, izolimi i grupeve vulnerabël, testimet agresive për covid-19, gjurmimi i qytetarëve apo kombinimi i tyre.

Alessandro Vespignani profesor fizike në Universitetin Northeastern, i njohur për punën e tij mbi modelet se si përhapen sëmundjet e viruset.

Grupi i zotit Vespignani është duke bërë tani këto përllogaritje për zonën e Bostonit, duke përdorur të dhënat e banesave e duke përcaktuar fizibilitetin dhe efektet e gjurmimit dhe izolimit. Ai shpreson se kjo do të mund të identifikojë strategji që shkaktojnë më pak probleme se izolimet apo karantinat totale.

“Vendimet që do të merren gjatë javëve të ardhshme duhet që të përfshijnë mendimet e ekonomistëve, epidemiologëve dhe punonjësve të shëndetit për të gjetur të mirat e të këqijat e këtyre këndvështirmeve e për të marrë më të mirën nga kombinimi i tyre”, shton zoti Vespignani.

***

SHKARKO APP