Kiço Blushi, prej sot, kur të më marrë malli për ty i dashur…
Nga Ilir Kadia
Kiço Blushi!
Prej sot, kur të më marrë malli për ty i dashur Kiço, nuk do të shkoj ndër varre! Do të shkoj tek shkolla e re që hapi sot dyert me emrin tënd! Do rri në oborr e do pi një cigare duke të parë në sy! E kur të vijnë fëmijët e të më pyesin se cilin nxënës po pret ti gjyshi, do u them se jam shoku i Kiços! Sa të mbarojë mësimin, ai do vijë me mua bashkë me Agron Çobanin e do shkojmë ta mbarojmë atë gotën që lamë përgjysëm pranë RTSh!
Ja sa të mbarojë ora e fundit e mësimit! Por nesër kur ju të vini në shkollë, prapë do jetë këtu! Nesër e çdo mëngjes.