KiE, Këshilli dhe Komisioni Europian

 

Nga Dr. Jorgji Kote

Shpesh, këto emërtime të rëndësishme me specifikat e tyre dalluese ngatërrohen, madje dhe nga politikanë e gazetarë. Le të ndalemi në sqarimin e tyre konkret.

Këshilli i Evropës me seli në Strasburg u krijua në vitin 1949 dhe ka 47 vende anëtare. Shqipëria aderoi në vitin 1995. Do theksuar se në gjuhët e tjera përdoret vetëm emërtimi i plotë ( Council of Europe, Conseil de l’Europe, Europa Aparat) ndërsa vetëm në shqip përdoret shkurt siKiE. Në kuadrin e “ndarjes së detyrave” meBE dhe OSBE, Këshilli i Evropës është “specializuar” dhe ka krijuar besueshmëri të lartë në fushën e kontrollit të standardeve të demokracisë, garantimit dhe vëzhgimit të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, etj. Kjo i dedikohet në një masë të madhe edhe dy organizmave tejet prestigjiozë në vartësi të tij – Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut dhe Komisioni i Venecias, “krahu i tij ligjor” “prestigjioz ndërkombëtar. Organi më i lartë i KiE-së është Komiteti i Ministrave që kryesohet çdo vit nga njeri prej vendeve anëtare. Shqipëria e drejtoi atë në periudhën Nëntor 2012 – Maj 2013. Asambleja e tij Parlamentare mblidhet 4 herë në vit. Ajo përbëhet nga grupe deputetësh të vendeve anëtare, por ata nuk quhen “ Eurodeputetë”.Të tillë janë vetëm ata të Parlamentit Evropian, që zgjidhen direkt nga populli një herë në çdo pesë vjet.

Këshilli Evropian përfaqëson forumin më të lartë të 28 vendeve anëtare të BE-së me seli në Bruksel. Ai përbëhet nga Kryetarët e shtetit/qeverive të këtyre vendeve. President i tij i përhershëm është Donald Tusk, ish-Kryeministër i Polonisë. Për të shmangur ngatërresat e rastit, Këshilli Evropian shkruhet i plotë në të gjithë gjuhët, edhe nw shqip ( psh European Council; Conseil Européen; Europaische Rat) Ai mblidhet në takime formale dhe informale të nivelit më të lartë ose shkurt në samite apo “ Summits” siç njihen në anglisht në Bruksel dhe në vendet që kanë presidencën e radhës të Bashkimit Evropian.

Këshilli Evropian nuk do ngatërruar me Komisionin Evropian ose siç thirret shkurt “ Komisioni”; ai përfaqëson“ qeverinë e “ BE-së, është supranacional, pra qëndron mbi vendet anëtare; president i tij është Jean Claude Juncker.

Në numrin e ardhshëm do të lexoni “ Komuniteti dhe Bashkimi Evropian”

SHKARKO APP