Kim Mehmeti: Koalicioni opozitar duhet të bind popullin se janë bashkuar për të shpëtuar vendin

Nga Kim Mehmeti –
Koalicion parazgjedhorë ndërpartiak, i drejtuar nga PD-ja, qysh sot, e jo nesër, duhet t’i shpjegojë popullit se ka për qëllim shpëtimin e Shqipërisë, e jo të elitave partiake.

Dhe mirë është që në atë koalicion bënë pjesë edhe PDIU, e cila kauzë të veten ka çështjen çame, çështje të cilën regjimi i sotëm donë ta shlyejë nga mbëmendja shqiptare, duke e hequr atë edhe nga librat shkollorë, pra duke vepruar me të si me Tetarin Kombëtarë.
Sidoqoftë rezultati i këtij koalicion partiak do varet nga ajo sa do e bind popullin se kokat partiake janë bashkuar për ta shpëtuar të ardhmen shqiptare.
Vetëm kështu ky koalicion do ia arrijë ta bashkojë edhe popullin rreth vetes. Pra, ky koalicion do duhet të përhap frymën se lufta politike parazgjedhore, nuk ka të bëjë me marrjen e pushtetit, por me shpëtimin e shtetit.
Koalicioni opozitarë duhet t’i shpjegojë popullit se Shqipëria është marrë peng nga nëntoka politike, nëntokë të ndërthurur nga triumvirati i së keqes, i përbërë nga ish-enveristët, nga zhvatësit e vendit dhe nga mafia.
Pra t’i shpjegojë popullit se Shqipëria është viktimë e mosguximit të saj të përballet me të shkuarën e vet komuniste, me mospastrimin e radhëve të veta politike nga ata që ngutazi veshën kapotat demokratike e properëndimore, por duke mbajtur në zemër Xhaxhin Enver, nga ata që u bënë demokratë më të devotshëm, njësoj siç kishin qenë deri dje më besnikët e xhaxhit Enver.
Thënë më qartë, koalicioni opozitarë duhet të përballet edhe me pjesën e fajit të vet pse Shqipëria nuk pati as vullnet as guxim ta shpërlajë vetveten nga mëkatit i mëkatarëve të sistemit ish komunistë, si dhe nga mallkimi i viktimave të Enverit, që u varrosën por mbetën pa varr.
Pra koalicioni i partive shqiptare duhet ta bind popullin se do e çlirojë vendin nga triumvirati i së keqes, i përbërë nga ish enveristët, nga mafia dhe zhvatësit e Shqipërisë, e të cilët bënë çmos që të kenë të deleguarit e vet nëpër institucionet e shtetit, me çka edhe ia dolën që shëmbëlltyrë e luftëtarëve kundër korrupsionit, të jenë edhe ish prokurorë të Enverit.
Dhe ky koalicion ndërpartiak opozitarë duhet të tregojë atë që dëshmoi Kosova: se pushtetet që dëmtojnë shqiptarinë, nuk duhet pritur që t’i rrëzon pandemia, por vetëdija, se ky regjim duhet të bie shkaku se ai e defaktorizoi shqiptarinë, për ta forcuar Serbinë.
Koalicioni opozitarë i drejtuar nga PD-ja, duhet t’ia shpalosë votuesit të vërtetën se nëse nuk del të votojë, se nëse nuk e rrëzon këtë regjim, atëherë Shqipëria do katandiset udhës së Rusisë, ku është thuajse e pamundur të konsolidohet cila do forcë opozitare dhe ku edhe partitë opozitare i përcakton pushtetmbajtësi.
Pra duhet t’i tregojë popullit se nëse nuk bie ky regjim, atëherë Shqipëria do ketë të nesërme siç e ka të sotmen: të shkuarën e vet nën sundimin e Rilindjes ta arsyetojë ashtu siç e arsyeton vetveten sot për të kaluarën e saj enveriste – duke thënë se ashtu ishte sistemi!?
Me çka Shqipëria do mbetet atdhe i mendësisë politike që ende nuk e ka kuptuar se ndaj popullit, regjimet sillen ashtu si edhe berberi ndaj myshteriut të cilin duhet ta qeth: duke ia matur së pari kokën që ka.

SHKARKO APP