Kim Mehmeti: Rilindasit do të heqin edhe plisin e do bëjnë tangat veshje kombëtare

Në komentin e tij të përjavshëm për situatën në Shqipëri, publicisti Kim Mehmeti ka një mesazh për qëndrimin e pushtetarëve tanë karshi të huajve.

Sipas tij, reformat nuk duhen bërë pse i duan të huajt, por sepse i nevojiten Shqipërisë. “Prijësit tanë duhet ti masim se sa janë të përgjegjshëm, sa janë të ndershëm e jo sa janë të pëlqyer nga të huajt. Me atë ata duan të na tregojnë se janë perëndimorë dhe se janë fanari që ne duhet të ndjekim. Por në fakt qytetarët duhet të jenë perëndimorë, politikanët duhet të jetë pro-shqiptarë. Ata nuk duhet të bëjnë reformë në drejtësi pse e do Amerika apo Europa, por sepse iu duhet Shqipërisë.

Edhe sot cilat janë britmat më të zëshme në Shqipëri? “E dio Amerikan”, “Amerika do të arrestojë këtë edhe atë”. Ne presim që Shqipërinë do e ndërtojnë të huajt”, u shpreh Mehmeti në emisionin “Këndi i Kimit” në Syri TV.

Sa i përket reformës në drejtësi, publicisti nga Shkupi e quajti një projekt të dështuar.

“Reforma në drejtësi është e dështuar. Kur Maqedonia kërkoi të bënte vettingun, cila ishte përgjigje? “Është një projekt i dështuar”, tha Mehmeti, ndërsa pati edhe një apel: “Të mos bëjmë si rilindasit që edhe plisin do të na i hiqnin dhe do të vendosin tangat si veshje kombëtare”.

SHKARKO APP