Kim Mehmeti: Teatrin nuk e rrënoi vetëm Rama, teatri u prish se nuk ka qytetarë
Analisti dhe shkrimtari, Kim Mehmeti, komentoi situatën e krijuar në Shqipëri pas prishjes së Teatrit Kombëtar.
“Piktori i Rilindjes arriti të rënojë Teatrin. Në botë, Teatri do të kishte rrëzuar pushtetin. Shqipëria vërtetoi se ka shumë që e rrënojnë atë dhe pak që e mbrojnë atë.
Shqiptarët duhet të kremtojnë fitoret dhe jo dështimet. Ne sot festojmë dështimin tonë, shembjen e teatrit,” tha Mehmeti.
“Kryeqytetet tregojnë fytyrën e vërtetë të kombeve. Rrënojat e teatrit janë fytyra jonë sot. Teatri u prish se nuk ka qytetarë. Në Shqipëri mungon shpirti i reagimit,” vijoi Mehmeti.
“Rama pikturoi mjerimin tonë kolektiv,” tha Mehmeti, duke shtuar se shqiptarët janë sehirxhinj.
“Rama e bëri Shqipërinë pronë private. E majta enveriste po shkatërron të shkuarën. Duan që kryeqyteti të ketë fytyrën e tyre. Teatri është metafora e dështimit tonë. Si nuk e njohët Ramën për shtatë vite?” tha ai.
Kritika rezervoi ai edhe për opozitën.
“Shqipëria sot nuk ka opozitë. Sot Shqipërisë i duhet një PD e fortë. Kemi nevojë për njerëz idealistë. Zgjidhje është shteti dhe jo pushteti. Ramën po e bëjmë vetë diktator,” tha ai.