Klevis Balliu: Edi Rama në rolin e dhelprës së ngordhur
Nga Klevis Balliu*
2019-ta ishte viti që dëshmoj dështimet e Edi Ramës, në fakt nëse do kishte një çmim në dështimet më të mëdha të 2019 Edi Rama do ta fitonte atë çmim padyshim. Ai dështoj në luftën kundër korrupsionit pasi askush nuk është arrestuar për aferat korruptive nga tenderi i Unazës së Re e deri tek koncesionet qindra miliona euroshe që u faktuan të korruptuara pasi ai vet fshiheshe pas tyre.
Ai dështoj me hapjen e negociatave për të disatën herë, por dështimi i tij ishte spektakolar pasi jo vetëm negociatat nuk u hapen por u shtuan edhe kushtet. Kjo ka vërtetuar dështimet e Edi Ramës në të gjitha instancat shtetërore si përshembull drejtësia, ekonomia, shëndetësia edhe ushtria.
Një nga dështimet më të mëdha ishte absolutisht ekonomia, si asnjëherë tjetër 2019 spati asnjë investitor të huaj, asnjë investim të qeverisë, asnjë vend të ri pune, asnjë rritje rroge por pati vetëm rritje të taksave dhe të borxhit të shtetit duke shkatërruar ekonominë e qytetarëve dhe të vetë vendit.
Edi Rama dështoj masivisht në përballimin e situatës të krijuar nga tërmeti, ishte pothuajse se Shqipëria s’kishte qeveri, s’kishte institucione pasi jo vetëm s’ishin makineritë, por mungonin deri uniformat e duhura dhe mbi të gjitha specialistet mungonte gjithçka, dhe sot fatkeqësisht për faj të Ramës, të dështimeve të tij situata është edhe më dramatike.
Dështimi më problematik për të ishte dështimi për fshehjen e dështimeve të tij, pasi propaganda në të cilën ai investonin qindra e miliona euroshe nuk e ndihmoj dot të fshehë as vjedhjen e votave që i doli tek përgjimet e BILD, as vjedhjen e qytetarëve me PPP, as vjedhjen tek UNAZA E RE dhe as dhunën e tij me gaz lotsjellës.
Dhe tani Edi Rama ka mbetur lakuriq jo vetë si person se ajo është parë kohë më parë, por politika e tij qeveria e tij tanimë kanë mbetur lakuriq të zbuluar për atë çka janë në të vërtetë një bandë hajdutësh me mbështetje kriminale që kanë vjedhur institucionet për të mbushur xhepat e pushtetarëve me paratë e qytetarëve.
I ndodhur në këtë situatë Rama ka ndryshuar strategji, nga kryeministri prepotent dhe arrogant tani ai dhe qeveria e tij bëjnë rolin e DHELPRËS NË GJUMË. Tani si një zyrtar pa zyrë ai del dhe takon qytetarë nëpër Shqipëri. Por dikush mund të thotë se bën mirë që shkon dhe ju qan hallet, problemi është se ai spo qan hallet e tyre por hallin e vet.
Ai del i takon dhe ju thotë se sa e vështirë është kjo punë për të se si Rama nuk ka faj për vjedhjet se si atë e akuzojnë padrejtësisht se si ai është gjynaf, pastaj nxjerr dhe ministrat e tij të qajnë tek – tuk në një deklaratë apo në një emision duke e perfeksionuar në këtë mënyrë rolin e DHELPRËS SË NGORDHUR.
Ky rol nuk është i ri për të pasi e kemi parë dhe herë tjera, ju kujtohet besoj kur qaheshe se e kanë akuzuar dhe i kanë sulmuar familjen me shpifje, madje dhe qau pak thonë tek emisionet dhe qytetarëve iu erdhi aq keq sa harruan që njeriun që ja botoj ato akuza sot ai e ka krah të djathtë, kurse njerzit që e mbështetën në atë kohë sot i ka armiq.
Atëherë njerëzve ju erdhi keq dhe roli i tij i DHELPRËS NË GJUMË funksionoj, pastaj në momentin e duhur DHELPRA RAMA u zgjua dhe shpërtheu me gaz lotsjellës në shtëpitë e qytetarëve duke i helmuar fëmijët, dhelpra shpërtheu me arrestime ndaj protestuesve që denonconin vjedhjen thjesht dhe vetëm për të vazhduar vjedhjet e tij.
Ndaj sot qytetarët jo vetëm nuk duhet të bien pre e rolit të dhelprës në gjumë të ndërmarrë nga Rama. Por duhet ta përbuzin atë duhet ta dënojnë atë dhe mbi të gjitha duhet të shporrin këtë aktore të dobët dhe artist të pamerituar që u provua tanimë dhe si një politikan dështak i korruptuar dhe i frymëzuar nga krimi dhe abuzimi.
*Ish-deputet i PD